Ekonomia

Sheshi i qofteve kthehet në lulishte

Paralelisht me lirimin e hapësirave publike, Bashkia e Tiranës po punon për rehabilitimin e tyre, siç është rasti i transformimit të zonës së Zogut të Zi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjeve janë duke kthyer në lulishte një hapësirë  që më parë ishte okupuar për qëllime të tjera.

Në një  postim në rrjetin social  Facebook, kryebashkiaku  shprehet se “nga tymi i qofteve  kthehet në lulishte e shesh pushim hapësira te Zogu i Zi”.

“Unë nuk e di se sa kohë do na duhet të kthejmë në identitet çdo shesh, por di që nuk do mbyllet asnjë ditë pa ndryshuar të paktën nj.”,  shkruan Veliaj duke sjellë imazh nga puna për rehabilitimin e sheshit te Zogu i Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button