☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Shfaqen grafite në Prishtinë pas vdekjes tragjike të punëtorit në vendpunishte

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka realizuar sonte grafite në Prishtinë si reagim pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte ndërtimore në kryeqytet.

Përmes një reagimi, kolektivi ka shprehur revoltë për rastin, duke e cilësuar vdekjen e punëtorit si pasojë të kushteve të rënda në të cilat, sipas tyre, punojnë punëtorët e ndërtimit.

“Me pikëllim e revoltë e pamë sot tek shpaloset edhe një episod fatal i kapitalizmit të egër e vrastar që nxori edhe një kufomë prej punishteve të ndërtimit dhe la të tjerë të plagosur”, thuhet në reagimin e tyre.

Kolektivi ka kritikuar sektorin e ndërtimit dhe institucionet shtetërore, duke pretenduar se punëtorët përballen me kushte të pasigurta, paga të ulëta dhe mungesë mbrojtjeje në vendin e punës.

“Mafia e ndërtimit tash e sa kohë po ngrehë godina mbi gjakun e punëtorëve, ndërsa shteti bëhet pjesë në trashjen e pushtetit dhe shtypjen e klasës punëtore”, thuhet më tej në reagim.

Sipas tyre, punëtorët në ndërtimtari vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira, ndërsa institucionet, siç pretendojnë, nuk po ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për ta.

Kolektivi ka bërë thirrje për organizim të punëtorëve dhe mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se duhet të kundërshtohen praktikat që, sipas tyre, cenojnë jetën dhe dinjitetin e punëtorëve.

Reagimi vjen pas aksidentit tragjik në një vendpunishte në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër u lëndua./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.