☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.34 ▲2.71%
ARI 4,524 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,124 ▲ +0.53% ETH $2,031 ▲ +1.12% XRP $1.3484 ▲ +0.86% SOL $83.3500 ▲ +0.75%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.34 ▲2.71 % ARI 4,524 ▼0.01 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.34 ▲2.71 % ARI 4,524 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Gjermania gjunjëzon plotësisht Brazilin: 7 me 1 !

Gjermania ia ka shkaktuar Brazilit humbjen më të thellë në historinë e vendit ku futbolli eshte sporti kombetar, duke mposhtur Selecaon me rezultat 7-1 në Estadio Mineirao të Belo Horizontes.

Ndeshja filloi me brazilianët të motivuar, të cilët mbajtën edhe një fanellë të Neymar, si shenjë respekti për yllin e lënduar.

Dhe pikërisht, ylli Neymar mungoi shumë, ashtu sikurse Thiago Silva, me gjermanët që nisën shumë shpejt seancën stërvitore.

Thomas Muller pas 11 minutash lojë arriti që pas një aksioni të organizuar mirë të realizojë për 1-0.
muller 640
Brazili tentoi të kthehej, por mbrojtja e dobët nuk po i ndihmonte sulmit. Miroslav Klose pas një goditje të kthyer nga Cesar, e realizoi golin e dytë për Gjermaninë dhe golin e rekordit të tij, për t’u bërë njeriu me më së shumti gola në histori të Kampionateve Botërore, gjithsej 16.

Toni Kroos vetëm një minut më vonë (24′), me një goditje precize pas pasimit të Lahm arriti të realizonte për 3-0.
klose 640
Menjëherë në minutën e 26-të duke shfrytëzuar ankthin që kaploi mbrojtjen e Brazilit, ishte Kroos që sërish me një goditje precize shënoi për 4-0.

Golin e katërt për gjashtë minuta e kompletoi Sami Khedira (29′), me një goditje të fuqishme nga gjysmë-distanca.

Brazili në dy gjunj. Fëmijët në publik po qajnë. E këta të fundit nuk kanë faj.
gjermania 640
Në pjesën e dytë më mirë filloi Brazili. Normale kjo, duke e ditur pritshmërinë e lartë.

Por, kjo u hakmorr në sulm. Andre Schurrle u tregua i sakt pas minutës së 69-të, kur edhe realizoi për 6-0.

Një supergol tjetër e realizoi Schurrle, me një volej goditje, duk lënë pa gjasa Cesarin për 7-0.

Deri në fund nuk ndryshoi Brazili shënoi edhe një gol të nderit me Oscar.

Gjermania kështu vulosi debaklin e thellë për Brazilin, më të thellin në historinë e futbollit të vendit ku lindi futbolli.

Gjermania në finale pret fituesin e ndeshjes Argjentina – Holanda.

Shiko nje album me fotografi

[yop_poll id=”5″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.