Nga Facebook
Shiti kurorën për të ndihmuar refugjatë
Aty nga viti 1959, Geraldina, ish mbretëresha e Shqipërisë ka bërë një gjest që tërhoqi vëmëndjen e shtypit botëror. Shiti për afro 5 milionë DM kurorën me 890 diamante të cilën e mbante që nga viti 1938 kur u martua.
Megjithatë ajo që i bëri më shumë përshtypje medias nuk ishte thjesht aktiv i shitjes por motivi që e shtyri mbretëreshën të ndërmirrte këtë hap.
E bëj këtë, deklaroi ajo krenare, për të ndihmuar refugjatët.
Po a njeh shumë prej tyre? e pyetën.
Njoh, si s’njoh, u përgjigj ajo. Njoh tre vetë: burrin tim, djalin dhe veten.
Kaq ishte historia. Në gënjen revista germane “Der Spiegel” e 20 Majit 1959, iu gënjeva edhe unë juve.