☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.01 ▲0.42%
ARI 4,666 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,877 ▲ +2.55% ETH $2,114 ▲ +2.65% XRP $1.3283 ▲ +1.15% SOL $81.8100 ▲ +1.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,666 ▼0.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,666 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, KPA: Xhezair Zaganjori nuk justifikon pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.  Komisioneri Publik kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit trupi gjykues i të cilit kishte konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë.

Sipas Komisionierit Publik, Zaganjori nuk justifikon deklaratat e pasurisë së tij.

Në vendimin e publikuar gjatë seancës së sotme ku Zaganjori nuk ishte i pranishëm, KPA theksoi se kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mbulon pasurinë me burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë.

Trupi gjykues theksoi se “Zaganjori ka mungese të burimeve financiare të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë. Në lidhje me shpenzimet e shkollimit të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Gjermani për periudhën 2010 dhe 2019, trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i saktë në deklarimin e shpenzimeve të kryera dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar likujditetet e përdorura për shpenzimet e kryera”.

Trupi gjykues shqyrtoi çështjen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura, arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit”, deklaroi sot trupi gjykues i KPA duke ndryshuar vendimin e KPK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.