☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.34 ▲0.72%
ARI 4,658 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,966 ▲ +2.73% ETH $2,118 ▲ +2.88% XRP $1.3294 ▲ +1.28% SOL $81.9200 ▲ +1.55%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.34 ▲0.72 % ARI 4,658 ▼0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.34 ▲0.72 % ARI 4,658 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Londër

Një bandë shqiptare e trafikut të kokainës është shkatërruar në kryeqytetin britanik, Londër. Banda përbëhej nga gjithsej 12 persona.

Banda merrej me trafik droge, duke pasur një sistem të mirfilltë të shpërndarjes së saj, kontrollit dhe më pas shpërndarjes në tregjet e Londrës Qendrore. Policia ka hetuar bandën për 8 muaj, derisa në fund nxori përpara përgjegjësisë ligjore 12 prej tyre, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, që ka një vlerë prej 144 mijë paund , si dhe 20,000 funte para të gatshme. Agjentët zbuluan edhe dy telefona celularë, me anë të së cilëve dyshohet se bëhej komunikimi për trafikun e kokainës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678910111213141516PreviousNext
Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin për Policinë e Qytetit të Londrës, tha se më shumë me aktivitete të tilla merren t6ë rinjtë. Sipas tij, kjo është vepër e rëndë, pasi duke u marrë me drogë, më tej mund të shkohet edhe në vepra akoma më të rënda. Ai shtoi se goditja e bandës ishte e suksesshme dhe mesazh për të gjithë ata që duan të helmojnë qytetin britanik më të madh me lëndë narkotike.

Shqiptarët e arrestuar dhe dënuar janë:

Bledi Ponari 28 vjeç dënuar me 1 vit e 4 muaj

Fjoralb Fera 21 vjeç me 5 muaj

Halil Shehu 22 vjeç me 2 vjet e 8 muaj

Klevis Drazhi 20 vjeç me 11 muaj

Fabio Domi 21 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Mario Prendi 27 vjeç me 2 vjet e 4 muaj

Albi Hoxha 23 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Bledar Xhani 23 vjeç me 3 vjet

Dritan Jella 33 vjeç me 4 muaj

Klajdi Qyra 22 vjeç me 2 vjet e 1 muaj

Emirjan Demiraj 22 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Erdi Nezaj 25 vjeç i cili u deportua menjëherë në Shqipëri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.