Shkelmin himarioteve autoktonė pėr investitorėt strategjikė !?

Shqipėria pėr vitin 2023 shėnoi njė rekord tė paimagjinueshėm pėr turizmin. Mbi 10 milionė turistė nuk i kishim parė as nė ėndrra. Jo vetėm kaq po shtypi e mediat botėrore vazhdojnė tė shkruajnė pėr vendin tonė me fjalėt mė tė mira pėr klimėn, mikpritjen, sigurinė, qetėsinė, gatimin ,bukuritė natyrore, pėr turizmin malor me Thethin dhe Valbonėn dhe atė bregdetar, sidomos pėr bregdetin e Jugut, pa harruar as qytetet si Tirana, Vlora, Korēa, Berati, Durrėsi, Shkodra…Edhe pėr vitin qė sapo hymė ato rekomandojnė Shqipėrinė midis vendeve qė duhen vizituar. Tė gjithė ndjehemi krenarė pėr kėtė arritje tė popullit tonė tė privuar gjysmė shekulli pėr t’i treguar botės se sa atraksione turistike ka ky vend. Merita kryesore i takon popullit, amvisave nikoqire dhe pastėrtore, investitorėve strategjikė, pronarėve tė hoteleve, kuzhinierėve, kamarierėve. Shkurt, tė gjithėve. Kush e kishte menduar se aeroporti me pėrmasa jo aq tė mėdha ”Nėnė Tereza” tė priste mbi 10 milionė vizitorė, duke u barazuar pėr nga numri dhe shėrbimi cilėsor me aeroportin e Beogradit !? Nuk duhet tė harrojmė se prioritet zhvillimit tė turizmit i dha i shumėkritikuari Edvin Rama. Kemi patur edhe kryeministra tė tjerė, po asnjeri nuk i vuri shpatullat kėtij zhvillimi si ai. Me mundėsitė qė ka shteti, qeveria po bėn ēmos pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė infrastrukturės. U bė realitet edhe ėndrra shekullore e bregasve pėr tė hapur TUNELIN E LLOGORASĖ!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.