☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,382 ▼1.46%
DOW 45,263 ▼1.52%
NASDAQ 20,989 ▼1.96%
NAFTA 99.31 ▲5.11%
ARI 4,546 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,861 ▼ -3.84% ETH $1,985 ▼ -3.03% XRP $1.3242 ▼ -1.74% SOL $82.4200 ▼ -4.23%
S&P 500 6,382 ▼1.46 % DOW 45,263 ▼1.52 % NASDAQ 20,989 ▼1.96 % NAFTA 99.31 ▲5.11 % ARI 4,546 ▲3.11 % S&P 500 6,382 ▼1.46 % DOW 45,263 ▼1.52 % NASDAQ 20,989 ▼1.96 % NAFTA 99.31 ▲5.11 % ARI 4,546 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shkëmbimet tregtare dominohen gjërësisht nga vendet e BE-së

 

Në “Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2017–2020”,  miratuar nga qeverfia më 25 janar 2017 thuhet se “Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë dominohen gjerësisht me tregtinë me vendet BE. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2016, eksportet e mallrave në vendet BE  shkuan në 124.3 billion lekë, ose 79.4% të totalit të eksporteve, me një rritje prej 3.5% në krahasim me një vit më parë. Importet e mallrave nga vendet BE shkuan në 236.9 billion lekë, ose 63.1% të totalit të importeve, me një rritje vjetore prej 9.8%.

Italia ishte destinacioni kryesor për eksportet shqiptare (55.7% të totalit të eksporteve). Gjithashtu, përsa i përket tregtisë me vendet BE, eksportet janë rritur në terma vjetorë me Italinë (8.7%), Greqinë (20.2%), Gjermaninë (4.2%). Eksportet në Spanjë, Maltë dhe Austri kanë rënë në terma vjetorë. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2016, importet nga vendet BE kanë origjinë kryesisht nga Italia (29.5%), Greqia (7.9%), Gjermania (9.2%) dhe Spanja (2.2%).

Që me futjen në CEFTA, aktiviteti tregtar i Shqipërisë me vendet anëtare është intensifikuar nga rreth 3% e totalit para vitit 2007, në 8.2% 8 muajt e parë të vitit 2016. Eksportet e mallrave drejt vendeve CEFTA kapën vlerën 21.4 billion lekë ose 13.7% të totalit të eksporteve,  me ulje 14.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Importet e mallrave prej vendeve CEFTA arritën vlerën 22.2 billion lekë, ose 5.9% të totalit të importeve, me rënie 15.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.