🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.46 ▲1.05%
ARI 4,855 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,067 ▼ -4.49% ETH $2,207 ▼ -5.66% XRP $1.4710 ▼ -4.39% SOL $90.4900 ▼ -4.73%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.46 ▲1.05 % ARI 4,855 ▼0.84 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.46 ▲1.05 % ARI 4,855 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shkodër e Bulqizë, plagosen 6 persona në 2 aksidente

Dy aksidente janë shënuar pasditen e së shtunës, në akse të ndryshme rrugore. Aksidenti i pare ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur “3 çezmat”, kur një autobus me targa AA925 FO është përplasur me një automjet tip “Peugeot” me targa AA 714 MU.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona dy prej tyre në gjendje të rëndë. Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, 2 të plagosurit rëndë janë përcjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin në vendin e quajtur “Spathar”.

Për fat të mirë drejtuesja e veturës shtetësia me iniciale A.P nga Shkodra, e cila ndodhej e vetme në automjet ka dalë menjëherë sapo makina ka rënë në ujë.

Ajo ka arritur të shpëtojë duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.