☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.75 ▲3.8%
ARI 4,425 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,502 ▼ -2.5% ETH $2,078 ▼ -4.83% XRP $1.3694 ▼ -3.37% SOL $87.8600 ▼ -4.97%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shkodër, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 50-vjeçari. Dyshohet për gjakmarrje

shkoder_vrasjeNjë 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri  në oborrin e shtëpisë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në lagjen “Shtëpia e Mushkonjës”. 

Policia bën me dije se viktima është Ibrahim Mani. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në katin e dytë të shtëpisë në ndërtim në momentin që ka venë re dy persona të armatosur që po i drejtoheshin banesës së tij. 

Ai ka tentuar të futet në shtëpi por është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vdekur në vend.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive gjakmarrje pasi në vitin 1993 kjo familje është përfshirë në një vrasje. Megjithatë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

50-vjeçari ishte nga fshati Oblik i Shkodrës dhe kishte vetëm pak kohë që ishte transferuar në lagjen “Shtëpia e Mushkonjës” ku kishte ndërtuar një shtëpi një katëshe. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.