🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.08%
DOW 46,266 ▲0.13%
NASDAQ 21,843 ▼0.47%
NAFTA 91.37 ▲3.68%
ARI 4,414 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,033 ▼ -2.15% ETH $2,137 ▼ -2.17% XRP $1.4032 ▼ -4.05% SOL $89.6800 ▼ -2.72%
S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 % S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të “21 Janarit” u takua të martën me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Pasi doli nga SPAK, Nika zbuloi edhe detaje nga takimi, që ishte kërkuar nga vetë ai.

“Takova Klodian Brahon, me kërkesën time. Më tha se po punohet maksimalisht për hetimin, edhe pse neve na duket i zvarritur. Nuk janë pyetur deri tani shumë persona që duhet të ishin pyetur”, tha Nika.

“Kasetën ende s’e kanë çuar për ekspertim. Ne e dimë se kush janë vrasësit, por puna është ta zbardhë drejtësia”.

Më 21 janar 2011, në protestën e zhvilluar nga opozita e kohës, 4 persona mbetën të vrarë me armë zjarri. Në vitin 2024, Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të nisë hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, një prej viktimave. Kërkesa në gjykatë ishte dorëzuar nga familjarët e Aleks Nikës, pasi SPAK-u nuk pranoi të regjistrojë kallëzimin penal të dorëzuar nga avokati i familjes së viktimës.

Gjykata e Lartë konsideroi jo të drejtë vendimin e SPAK për të mos nisur procedimin penal dhe i kërkoi të regjistrojë si procedim, kallëzimin e dorëzuar nga familja Nika, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, më 14 janar, që e konsideroi ngjarjen krim shtetëror.

Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, konkretisht të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht po i vijon.

Në protestën e 21 janarit të vitit 2011, protestuesit u përleshën për disa orë me policinë dhe mbetën të vrarë katër protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Për vrasjet e 21 janarit janë dënuar me një vit burgim ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi, dhe me tre vjet burgim gardisti Agim Llupo. Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.