🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Shkollat mbyllur edhe javën tjetër. Pezullohen operacionet në spitale”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, por edhe nga epidemia e gripit.

Kemi një situatë të rënduar si pasojë e epidemisë së një gripi që nuk u tërhoq me mbarimin e vitit, por që vazhdon të çojë drejt dyerve të qendrave shëndetësore dhe spitaleve një numër të pazakonshëm qytetarësh”, tha Rama.

Drejtori i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prenci ka thënë se reshjet e borës kanë mbuluar 1/3 e territorit, “teksa pritet nw ditët ne vijim të zbresin në lartësinë 200 metra edhe në zonat bregdetare”.

Ai ka theksuar se kompanitë e kontraktuara s’kanë depozita kripe për të përballuar ngricën, ndaj edhe po u vihet ne ndihme nga Emergjencat Civile.

Pritet përkeqësim i motit edhe në portin e Durrësit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se është duke u diskutuar për mbajtjen mbyllur të shkollave edhe për javën në vazhdim.

Ai njoftoi pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anulimin e aktiviteteve kulturore në vend.

Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin”, tha Beqja.

Po kështu Beqja tha se “ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.