☁️
Tiranë 10°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,511 ▲ +1.15% ETH $2,110 ▲ +1.56% XRP $1.4115 ▲ +1.53% SOL $88.0400 ▲ +1.21%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Shkrihen” zyrat përmbarimore, Manjani shfuqizon urdhrin e Nishani

“Zhvlerësoj të gjitha vulat e dhëna deri më sot për shoqëritë përmbarimore”. Ky vendim i ministrit të Drejtësisë do të thotë se brenda tetorit  shoqëritë e përmbaruesve gjyqësore private duhet të dorëzojnë vulat me të cilat kanë finalizuar në frymë kolektive veprimet përmbarimore.

Nga ky urdhër i Manjanit që shfuqizon  urdhrin e ish-ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani datë 20 shtator 2010, preken 51 shoqëri përmbarimore.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Tedi Malaveci shpjegon për Top Channel se urdhri i Manjanit nuk prek veprimtarinë e përmbaruesve, por përkundrazi e fuqizon dhe po ashtu e vendos para përgjegjësisë atë duke i dhënë mundësi qytetarit të mos zvarritet gjatë kërkimit të të drejtave.

“Padyshim që shoqëritë përmbarimore nuk mund të shkrihen pasi krijimi i këtyre shoqërive, për aq sa ka kuptim dhe lidhje për ligjin për shoqëritë tregtare, nuk mundet të anashkalohet apo të shfuqizohet me një aktnënligjor. Me këtë urdhër nënkuptohet dhe orjentohet përfundimisht përgjithësia individuale e përmbaruesve gjyqësorë. Kjo do të thotë që nëse kreditori apo debitori bashkë me palët e treta, pësojnë një dëm nga veprimtaria e një përmbaruesi gjyqësor gjatë ekzekutimit të një titulli, faturën e këtij dëmi duhet të paguajë personalisht përmbaruesi gjyqësor dhe jo shoqëria përmbarimore ku ai bën pjesë”, shpjegoi Tedi Malaveci, kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit.

Aktualisht janë të licencuar nga Ministria e Drejtësisë 167 përmbarues privatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.