☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,167 ▲ +1.02% ETH $2,172 ▲ +1.4% XRP $1.4205 ▲ +0.55% SOL $92.6300 ▲ +2.54%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Shkup, Zv/ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pas mitëmarrjes së kapur në kamera

Zëvendës-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Asim Musa u detyrua të martën të njoftojë dorëheqjen nga posti pasi u shfaq mbrëmë në emisionin Fiks Fare të televizionit Top-Channel, ku negocionte me disa individë rreth një operacioni që duhej kryer kundrejt një çmimi prej një mijë eurosh.

Zoti Musa duket në video duke shpjeguar çmimet për shtetas të huaj që do të paguanin në spitalin e qytetit të Strugës, ku ai më parë kishte qenë drejtor dhe vazhdonte të ushtronte profesionin e mjekut – kirurg.

Zoti Musa në fillim refuzon, siç duket në video-regjistrim, të pranojë paradhënien e ofruar, por në fund pranon një banknotë prej pesëdhjetë eurosh “për kafe”, siç dëgjohet duke thënë ai vetë.

Zëvendësministri Musa në një konferencë për median tha se do të japë dorëheqje nga posti ndërkohë që e quajti “grackë për qëllime spektakli” atë që i kishin bërë bashkëpunëtorët e Fiks Fare.

“23 vite rrjesht jam në shërbim të qytetarëve, jo vetëm të vendit tonë por edhe më gjerë. Me ndershmëri dhe përkushtim. Shpesh nuk kam kursyer as rehatinë familjare për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Fatkeqësisht, përpjekja ime për t’iu ndihmuar qytetarëve u shndërrua në grackë për spektakël inekzistent mediatik me qëllim të dëmtimit të figurës, personalitetit tim dhe punës sime profesionale. Unë e njoftoj “pacientin” se ndërhyrja për qytetarët e huaj pa siguracion shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën. Ndërsa këta “pacientë” vazhdimisht përpiqeshin të krijojnin kurth me çfarëdo forme të mundshme, siç e shikoni në video”, tha zoti Musa.

Sipas Fiks Fare, nga ana tjetër, kanë qenë disa qytetarë të cilët i janë drejtuar emisionit investigativ duke akuzuar Asim Musën për kryerje operacionesh kundrejt ryshfetit, ndonëse mban postin e zëvendës-ministrit.

Klinika e Nefrologjisë në Strugë ku kishte qenë i angazhuar doktor Musa nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të Zërit të Amerikës në lidhje me çmimet që një shtetasi të huaj do t’i duhej të paguante për një operacion të caktuar dhe as për kontrollet mjekësore. Një punonjës i spitalit tha me telefon se drejtori nuk ishte të martën në zyrë ndërsa për t’iu përgjigjur pyetjeve nevojitej leje nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u tha gazetarëve se gjithkund ka ndëshkime për vepra të këtilla dhe se ministria është përpjekur që t’i stimulojë mjekët përmes rritjes së pagave për shmangien nga korrupsioni.

Prokuroria në Strugë ka hapur hetime dhe sipas një zëdhënësi të saj, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar do të kërkojë regjistrimet origjinale, teksa do të merret në pyetje edhe zëvendësministri Musa.

Bashkimi Demokratik për Integrim, partia ku bën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë e ka përshëndetur vendimin e tij për dorëheqje. Deputeti Artan Grubi është shprehur për median se “përkushtimi i partisë është i pakompromis në luftën kundër korrupsionit”.

Aleanca për Shqiptarët, ndërkohë, përveç përgegjësisë morale kërkon edhe përgjegjësi ligjore në lidhje me rastin e Asim Musës.

Korrupsioni në shëndetësi dhe në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut është një çështje shqetësuese që jo rrallë e kanë ngritur edhe organizata ndërkombëtare. Po ashtu, një nga kapitujt e bisedimeve për integrimn e vendit në Bashkimin Evropian është pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.