MaqedoniaRajoni

Shkupi bllokohet nga protesta kundër qeverisë

Shumë njerëzve mlidhen para qeverisë për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës e cila ishte shpallur si një protest mbipartiake dhe qytetare.
Qytetarët mbajnë parulla ku shkruhet”Lamtumirë Nikolla, “Dorëheqje” dhe kështu me radhë.

Afër kolonave të qytetarëve shihet prania e rojeve me këmisha të kuqe të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe gjetjen e provokatorëve.

Protestuesit janë të mbështetura nga qytetarët të cilët qëndrojnë në tarraca përreth.

Qytetarët nuk veshin simbole partiake, veshin vetëm flamuj kombëtarë dhe parulla.

E mbylla dyqanin, i mblodha gjërat e mia dhe erdha në Shkup”, thotë demonstruesi 45-vjeç, Andrej Poposki, i cili ka udhëtuar me autobus nga qyteti i Prilepit, rreth 130 km në jug të Shkupit.
“Duhet të qëndrojmë dhe t’i konfrontojmë kriminelët. Ata vendin e kanë në burg, jo në qeveri”, ka thënë ai për Reuters.

Njëjtë si ky, me mijëra protestues anti-qeveritar tashmë janë mbledhur në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski pas skandalit të përgjimeve.

Turmat pushtuan sheshin qendror para zyrës së qeverisë së Gruevskit, ku shumë prej tyre kanë arritur me autobusë nga qytete jashtë kryeqytetit, duke valuar flamurin maqedonas, raporton Reuters.

Liderët opozitarë thonë se disa protestues po planifikojnë të ngrenë kampe në rrugë deri në dorëheqjen e Gruevskit, duke e akuzuar atë për shtypje të demokracisë pas zbulimit të përgjimeve telefonike për të cilat Perëndimi thotë se kanë vënë në dyshim demokracinë shtetërore të Maqedonisë.

Gruevski, pas nëntë vjetësh në pushtet dhe deklarimit se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, ka ftuar për një tubim të tijin në Shkup për të hënën mbrëma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button