Ekonomia
Shoqata e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve apelon për uljen e informalitetit
Shoqata e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve gjatë një takimi të zhvilluar të martën në Tiranë, apeloi autoritetet të ndërmarrin masa për uljen e informalitetit në këtë sektor.
Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, autobusët e linjave ndërkombëtare përballen çdo ditë me barriera jo fizike që ndikojnë negativisht në punën e tyre.
Shqetësim, vijuan drejtuesit e shoqatës, mbeten edhe gjobat që vendosen nga pala shqiptare dhe ajo greke për çështjen e biletave.
Lidhur me këtë problematikë, përfaqësues të Ministrisë së Transporteve, të pranishëm në takimin e shoqatës, bënë të ditur se çështja është pjesë e diskutimeve dypalëshe dhe se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.