☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,997 ▼ -1.72% ETH $2,120 ▼ -2.35% XRP $1.3867 ▼ -2.46% SOL $88.9200 ▼ -4.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shpenzimet e buxhetit, pjesa kryesore për pagat, pensionet dhe kthimin e pronave

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të shpenzojë 467.2 miliardë lekë ose mbi 3.4 miliardë euro. Kjo është sa 29.3 për qind e prodhimit kombëtar të vendit, duke e bërë qeverinë aktorin më të madh të ekonomisë. Por kush janë përfituesit kryesor nga shporta e madhe e shpenzimeve qeveritare?
Në Shqipëri, departamenti më i madh i shpenzimeve publike është ai i fondeve speciale. Ky departament përfshin pagesat për pensionet, sigurimet shëndetësore dhe kompesimin e pronarëve. Në vitin 2017 të tre këto zëra marrin 162.1 miliardë lekë ose gati 34.6 për qind të të gjithë buxhetit të shtetit.
Në vendin e dytë, janë shpenzimet e personelit. Sipas projektbuxhetit, vitin e ardhshëm qeveria do të paguajë rreth 74.8 miliardë lekë për pagat e administratës publike duke përfshirë edhe sigurimet shoqërore.
Thuajse e njëjta shumë parash shkon për investimet publike, të cilat janë zëri i tretë më i madh i shpenzimeve të buxhetit. Më konkretisht, investimet në veprat publike vitin tjetër do të jenë 74.4 miliardë lekë duke marrë gati sa 16 për qind të shpenzimeve qeveritare.
Kostot e operative dhe interesat e borxhit pasojnë në vendin e katërt dhe të pestë. Operacionet e përditshme të administratës dhe mirëmbajtja e aseteve publike si rrugët apo veprat e tjera do të kushtojnë 44.4 miliardë lekë vitin tjetër, ndërkohë që pagesat për interesat e borxhit publik marrin 42 miliardë lekë. Dy zërat e fundit të rëndësishme janë shpenzimet për buxhetin vendor dhe ndihma ekonomike, të cilat marrin respektivisht 40.8 dhe 23.3 miliardë lekë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.