Kronika

Çela: Në 2014 u ul niveli i humbjeve dhe u rritën arkëtimet

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela deklaroi të martën se gjatë vitit 2014 humbjet në rrjet u ulën me 7 % ndërsa u arkëtuan në buxhet 49.8 miliard lekë.

Administratori-i-kompanisë-OSHEE-Adrian-CelaSipas Çelës, gjatë periudhës janar-dhjetor arkëtimet u rritën me 10.6 miliard lekë ose 27 % krahasuar me vitin 2013. “Të dhënat e fundit që po mbyllen tregojnë se niveli i humbjeve do të reduktohet në nivelin 7 %, nivel ky brenda targetit të caktuar në fillim të vitit prej 37 %”, deklaroi Çela.

Ai u bëri thirrje të gjithë debitorëve të përfitojnë nga vendimi për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike me këste, duke nënshkruar aktmarrëveshjet e OSHEE-së, duke iu rikujtuar se afati i fundit është data 28 shkurt.
Po ashtu, Çela kërkoi që abonentët që e kanë lidhur tashmë këtë kontratë të jenë korrekt.
Deri tani, sipas tij, janë lidhur mbi 3600 aktmarrëveshje. Ndërsa shtoi se për vitin 2014 ka patur rritje të kërkesës për lidhje energjie me mbi 25 mijë, 50 % e të cilave të periudhës kur nisi aksioni për prerjen e energjisë elektrike.
Përkrah kreut të OSHEE-së, edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi tha se strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar aksionin në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Prej datës 28 tetor kur nisi operacioni i përbashkët deri në datën 6 janar, tha Didi, nga strukturat e policisë së shtetit është mbështetur OSHEE në 90185 raste. “Janë evidentuar deri tani gjithsej 1393 raste të lidhjes së paligjshme të energjisë dhe 63 raste të shpërdorimit të detyrës nga punonjës të OSHEE-së. Janë proceduar 1281 autorë, janë 722 të arrestuar në flagrance, 347 janë shpallur në kërkim dhe 208 ndiqen në gjendje të lirë “, deklaroi Didi. Sipas tij, nga të arrestuarit, 48 janë punonjës së OSHEE-së dhe 564 janë pronarë binzesesh. Gjatë këtij aksioni, DIdi u shpreh se janë ndërprerë 12497 linja të paligjshme të energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button