☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.44 ▲1.81%
ARI 4,523 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,428 ▲ +0.82% ETH $2,043 ▲ +1.61% XRP $1.3560 ▲ +1.41% SOL $83.4300 ▲ +0.63%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Amerika

“Shpërblime për drejtësi”, SHBA ofron 20 mln USD për udhëheqësit e ISIS

Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim prej 20 milionë dollarësh në total, për informacione mbi personat që besohen të jenë 4 udhëheqësit kryesorë të Shtetit Islamik.

Abdul Rahman al-Qaduli, Abu Mohammed al-Adnani, Tarkhan Batirashvili dhe Tariq al-Harzi i bashkohen kështu listës së të dyshuarve të kërkuar në bazë të programit “shpërblime për drejtësi”.

7 milionë dollarë jep Departamenti amerikan i Shtetit për të dhëna mbi Qadulin e përshkruar si drejtues të lartë të Shtetit Islamik, një militant që më herët ka qenë pjesë e Al Kaedës ne Irak.

5 milionë ofrohen për Adnanin e Batirashvilin dhe deri në 3 milionë për Harzin. Adnani përshkruhet si zëdhënësi zyrtar i grupit ekstremist; Batirashvili – i njohur edhe si Omar Shishani – është komandant në terren, që vepron kryesisht në veri të Sirisë; ndërsa Harzi është identifikuar si shefi i grupit të kamikazëve.

Shuma më e madhe e ofruar në bazë të skemës “shpërblime për drejtësi” shkon në 25 milionë dollarë dhe është premtuar për njeriun, që zuri vendin e Osama bin Ladenit në krye të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri.

Për vetë udhëheqësin e ISIS-it, Abu Baker al-Bagdadi, Amerika kishte ofruar 10 milionë dollarë. Ndërkohë, edhe pse Shteti Islamik deklaroi se qëndron ai pas sulmit në Teksas, me në shënjestër konkursin e karikaturave të Profetit Muhamed, Shtëpia e Bardhë thotë se është ende herët të dilet në përfundime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest sqaroi se incidenti është duke u hetuar nga FBI dhe anëtarët e tjerë të shërbimeve të zbulimit, të cilët do të përcaktojnë nëse ka ndonjë lidhje ndërmjet dy sulmuesve me ISIS-in, apo ndonjë organizatë tjetër terroriste në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.