Shpërthen Patozi: Janë bërë pagesa për listën e deputetëve, Basha i shiti zgjedhjet
Deputeti aktual i PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës ka thënë se ky i fundit i ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Astrit Patozi tha se janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD.
Ylli Rakipi: Atëherë zoti Patozi ka akuza Brenda Partisë Demokratike, akuza të rëndësishme të hedhura nga njerëz shumë të rëndësishëm në parti, që Basha ka shitur zgjedhjet. Jo i ka shitur thjesht në mënyrë simbolike te Edi Rama, por ka shitur dhe mandate të të sigurta për deputetë, i ka shitur me para.
Astrit Patozi: Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelsave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë. Pra ka një opinion të gjerë që e thonë.
Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për tu trajtuar. Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha.Sorry, there are no polls available at the moment.
Dhe unë kam dhënë një përgjigje në takimet e tona që kemi pasur në degën e Partisë Demokratike në rrethe, që unë vetë dua të jem i sinqertë se nuk e besoj që zoti Basha e ka shitur rezultatin, por zoti Basha jam shumë i sigurt që me dashje apo jo ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari. Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërsi.