☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW
NASDAQ
NAFTA 103.26 ▲3.63%
ARI 4,535 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,027 ▲ +1.42% XRP $1.3239 ▲ +0.21%
S&P 500 DOW NASDAQ NAFTA 103.26 ▲3.63 % ARI 4,535 ▲0.23 % S&P 500 DOW NASDAQ NAFTA 103.26 ▲3.63 % ARI 4,535 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shpërthimet me eksploziv, Tahiri takim me Llallën dhe Ajazin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi  sot një takim me kryetarin e SHISH, Visho Ajazi dhe Kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

0601-MINISTRIA-BRENDSHME-526x350Takimi në ministrinë e Brendshme,  lidhur me shpërthimet e ndodhura sot në kryeqytet zgjati rreth 20 minuta.

Mësohet se takimi mes Tahirit, Ajazit dhe Llallës kishte si qëllim, bashkërendimin e veprimeve pas ngjarjeve të dhunshme. Mes objekteve që shpërthyen këtë mëngjes, ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit Tahiri.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë, të cilat mund të kenë fiksuar ndonjë detaj për ngjarjen.

Shpërthimet me eksploziv të regjistruara gjatë natës në Tiranë kanë qenë në fokus edhe të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm. Kryetarja, Arta Dade, dënoi aktet e dhunës ndërsa shpehu solidarizimin me familjet e sulmuara me tritol. Aktet e dhunës u dënuan edhe nhga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.