☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,377 ▲0.13%
DOW 45,412 ▲0.54%
NASDAQ 20,911 ▼0.18%
NAFTA 102.97 ▲3.34%
ARI 4,568 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,234 ▲ +1.09% XRP $1.3417 ▲ +1.12%
S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 % S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shpëtim Gjika pas arrestimit përfundon në spital

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është arrestuar në mënyrë të papritur, pak kohë pasi Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm ku ishte akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve për dhënie leje të ndërtimeve të paligjshme.

Shpetim-GjikaArrestimi i Gjikës është bërë me urdhër të Prokurorit të ri të Vlorës, Ramadan Troci (Prokurori që lëshoi mandat-arrestin edhe për ish-Guvernatorin Ardian Fullani), me akuzën për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, në lidhje me objektin 11-katësh në qendër të Vlorës që është akoma në ndërtim.

Arrestimi i tij është bërë në mes të rrugës pranë banesës së kryebashkiakut pranë Ujit të Ftohtë nga grupi i operacioneve speciale (GOS) të Policisë së Shtetit. Agjentë me maska e kanë ndaluar, e kanë zbritur nga makina e tij dhe e kanë futur në mjetin fuoristradë të policisë.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga si bashkëpunëtorë edhe shefen e urbanistikës në Vlorë, Dorjana Sulaj dhe biznesmenin e ndërtimit në këtë qytet, Artur Haxhi.

Tre të akuzuarit ndodhen në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Vlorës ku u është komunikuar masa e arrestit me burg. Disa orë më vonë, Gjika ka shfaqur probleme me shëndetin, duke  përfunduar në spital. Sipas të dhënave, ai është ndjerë keq në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, e për pasojë është dashur ndërhyrja e mjekëve.

Shpëtim Gjika është shoqëruar në spitalin Rajonal të Vlorës me forca të shumta policie, mes të cilëve edhe shefi i Komisariatit. Mjekët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të tij dhe paraprakisht mësohet se kreu i bashkisë ka shfaqur dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë.

Po ashtu mësohet se një vit më parë kryebashkiaku i Vlorës është shtruar në spital me parainfarkt. Shpëtim Gjika u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në dhënien e një lejeje të falsifikuar për ndërtimin e një pallati 11 katësh, si dhe për pengimin e hetimeve në zbulimin e të vërtetës. Pak muaj më parë, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për të njëjtën akuzë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.