Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,792 ▼ -2.62% ETH $2,082 ▼ -3.4% XRP $1.3913 ▼ -3.21% SOL $87.5200 ▼ -2.63%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Shpresa tek të huajt, tryeza Shqipëri-BE mund të risjellë dialogun për reformën

Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE do të ketë në fokus kryesor të saj reformën në drejtësi. Këtë e ka pohuar në një intervistë për Top Channel, ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, vetëm një ditë pas takimit të 6 të këtij formati.

“Do të kemi një diskutim të gjerë në kuadër të 5 prioriteteve, por duke vendosur theksin edhe njëherë tek prioriteti kyç, i cili ka të bëjë me reformën në drejtësi, shtetin e së drejtës dhe zbatimin e ligjit në vend”, deklaron Gjosha.

E pyetur nëse tryeza ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn mund të shërbejë si një pikë kthese mes palëve për gjetjen e konsensusit, minsitrja Gjosha dha këtë përgjigje:

“Historia ka treguar që tyreza të tilla në fakt kanë shërbyer në të mirë të vendit dhe në të mirë të dialogut politik në vend, gjë e cila nuk duhet të ndodhë kështu, sepse palët shqiptare dhe partitë politike shqiptare duhet të jenë ato që duhet të kenë interesin e tyre për të gjetur një dialog të mundshëm mes tyre. Unë medoj se po, do të shërbejë për mirë, por që gjithnjë kjo do të varet dhe nga vullneti i mirë i të gjitha palëve”, nënvizon Gjosha.

Sipas ministres Gjosha, në tryezë rëndësi do t’i kushtohet edhe çështjes së pronave, e cila është një nga 5 prioritetet e vendosura nga BE-ja, por që sipas saj, duhet patjetër që edhe për këtë të gjendet dakordësia mes palëve në vend e t’i jepet fund njëherë e mirë procesit të kthimit të pronave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.