Shqetësimi i Janullatos për shtetin
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos thotë se kisha përndiqet ende nga shteti. “Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist”, theksoi Janullatos.
Të njëjtin shqetësim në fakt e kanë të gjitha komunitetet fetare, ashtu sikurse edhe shumë qytetarë në vend. Ai deklaron se ka shumë manastire që nuk i janë kthyer Kishës Ortodokse. Për më tepër, deklaron ai “ajo çfarë është dhe çfarë nuk është e shenjtë nuk është një çështje që i përket pushtetit politik për ta përcaktuar”.
Ai ka deklaruar se ka manastiret që i përkasin Kishës Ortodokse dhe nuk u kthye. Për më tepër, siç është shpjeguar “ajo që është e shenjtë dhe ajo që nuk është e shenjtë nuk është një çështje e pushtetit politik për të përcaktuar.”
Në pjesën e dytë të intervistës për CNN-n grek, ai thotë se popullsia ortodokse në Shqipëri është 22%, më e lartë se rezultatet e Institutit të Statistikave.
Sipas tij, ortodoksët në Shqipëri nuk janë thjesht një ishull, por “një pjesë produktive e shoqërisë”.
“… Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të ketë marrëdhënie të mira me komunitetet e tjera fetare dhe të rrezatojmë me besimin tonë në shoqëri,” porosit Janullatos.