Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë
Trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme kundër Bjellorusisë në Nations League.
FSHF ka dërguar në UEFA listën përfundimtare me emrat e 23 lojtarëve të gatshëm për sfidën e sotme.
Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij, duke dërguar në tribunë 4 nga lojtarët që ishin grumbulluar fillimisht për këtë takim. Feta Fetai, Luis Hasa, Sebah Kerjota dhe portieri Simon Simoni do të shohin nga tribuna ndeshjen e sotme ndaj Bjellorusisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.