Ekonomia

Shqipëri-Itali, bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Italia synojnë të forcojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe partneritetit mes tyre, në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Konfederata Italiane e Fermerëve (CIA), nënshkruan ditët e fundit në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh, në fushën e bujqësisë, si dy organizata bujqësore homologe të dy vendeve fqinjë, që angazhohen në realizimin e një projekti bashkëpunues reciprok të dobishëm për zhvillimin e ekonomive bujqësore.

KASH dhe CIA, bien dakort për fillimin e bashkëpunimit midis dy organizatave, për të thelluar mirëkuptimin reciprok dhe për të shkëmbyer përvojat nga pikëpamja e kompetencave teknike nga pikëpamja e organizimit të prodhimit, bashkëpunimit mes shoqatave bujqësore të dy vendeve Shqipëri-Itali. Marrëveshja parashikon programimin e shkëmbimin e vizitave mes operatorëve të lidhur me KASH dhe bizneset bujqesore të lidhur me CIA-n, për të përfituar nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të eksplorojnë mundësitë e zhvillimit të konkurrencës së ndërmarrjeve bujqësore italiane dhe shqiptare.

Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj tha se, ky bashkëpunim synon të favorizojë dhe të krijojë kushtet për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis bizneseve italiane dhe shqiptare dhe të rrisi volumin e shkëmbimeve të mallrave mes dy vendeve.

Marrëveshja parashikon: Të vendosi në dispozicion të operatorëve shqiptarë njohuritë dhe shërbimet që ofron CIA në lidhje me çertifikimin e cilësisë, gjurmueshmërinë e produktit, sigurinë ushqimore, promovimin e produkteve bujqësore, të sigurisë në punë, trajnimin, shpërndarjen, mekanizimat bujqësor, inkuadrimin teknik dhe profesional, risitë teknologjike, aksesin për kredi, sistemin e mbulimit të rreziqeve bujqësore.

Të nxisi pjesëmarrjen dhe vizita në Panairet dhe Ekspozitat në të cilat do të marrin pjesë të dy organizatat, duke u përfaqësuar me anëtarësinë e tyre si dhe të organizojnë seminare të përbashkëta ose ditët e partneritetit Shqipëri-Itali për të nxitur bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë mes dy vendeve.

Presidenti i Konfederatës Italiane të Fermerëve, Secondo Scanavino, pas nënshkrimit u shpreh se, një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje konsiston në vendosjen e bashkëpunimit mes dy organizatave mbi çështjet bujqësore ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Në këtë kuadër KASH dhe CIA bien dakort të fillojnë promovimin e një partneriteti në bujqësi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Identifikimin e mundësive të partneritetit për prezantimin e projekteve që do të financohen me Fondet Kombëtare dhe Komunitare. Si dhe të vlerësojnë potencialin e partneritetit në disa fusha agrobujqësore specifike tashmë të identifikuara, si p.sh. prodhimi zooteknik, të cilat paraqesin mundësi për bashkëpunim të menjëhershëm midis Italisë dhe Shqipërisë, në mënyrë që të rrisë potencialin e prodhimit duke reduktuar varësinë nga ushqimet e importuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button