Ekonomia

Shqipëri-Kinë, rritje më tej të bashkëpunimit ekonomik

Sipërmarrës kinez shprehin interesin për të rritur më tej investimet në Shqipëri ku deri më sot rezultojnë rreth 700 milionë dollarë.

Kjo u theksua gjatë takimit B2B të sipërmarrësve kinez dhe shqiptarë, organizuar sot pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare -Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë së Kinës.

Në këtë takim i cili organizohet edhe në kuadër të Panairit Klik Ekspo Klik ku marrin pjesë rreth 23  sipërmarrje kineze, ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato dhe kryetarë të organizatave të biznesit në vendin tonë.

Ambasadorja e  Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu tha se, Kina dhe Shqipëria kanë vazhduar me vendosmëri bashkëpunimin sipas modelit, të “diskutojmë, ndërtojmë dhe përfitojmë bashkarisht”, duke arritur rezultatet të frytshme.

Sipas saj, “shuma totale e investimeve Kineze në Shqipëri arrin vlerën e 700 milionë dollarëve, duke punësuar afërsisht 1 500 punonjës vendas dhe duke dhënë kontribut aktiv jo vetëm për punësimin, por dhe në të ardhurat tatimore të Shqipërisë, si edhe duke nxitur shkëmbimet dypalëshe në fushat e teknologjisë, menaxhimit të tregjeve dhe burimeve njerëzore”.

Ajo shtoi se, Kina është partneri tretë më i madh tregtar i Shqipërisë dhe më i madhi në vendet jashtë BE-së. “Bashkëpunimi është në sektorin e telekomunikacionit, prodhimeve minerare, burimeve energjetike, infrastrukturës rrugore..etj, duke kaluar nga kompani me karakter tregtarë në kompani me karakter prodhues dhe të shërbimeve. Në rrugën tonë të bashkëpunimit ekzistojnë dhe disa pengesa. Urojë që palët ti zgjidhin këto pengesa dhe vështirësi me anë të negociatave miqësore dhe në përputhje me ligjet dhe rregullat përkatëse. Shpresojë gjithashtu që qeveria shqiptare të mbështesë investimet e huaja dhe të krijoi masa lehtësuese për investitorët e huaj, përfshi këtu dhe kompani nga Kina, për të krijuar për ta një ambient të stabilizuar, transparent dhe të parashikueshëm”, vijoi diplomatja kineze.

Sipas saj, forcimi gradual i kontakteve mes Kinës dhe Shqipërisë ka krijuar më shumë mundësi për një zhvillim të shëndetshëm ekonomik reciprok ekonomiko tregtarë. “Kina inkurajon sipërmarrjet vendase që sipas parimit “Përkrahje qeveritare, operacioneve të tregut dhe vendimmarrjes së kompanive”, të zhvillojnë në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme bashkëpunimin ekonomiko tregtar me jashtë. Ne dëshirojmë sinqerisht të shfrytëzojmë këtë mundësi së bashku me të gjitha qarqet e sektorët në Shqipëri”, përfundoi Ambasadorja e Republikës Popullore Kineze, Jiang Yu.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kineze Ndërkombëtare  të Tregtisë, Yu Jianlong, propozoi disa pika për efikasitetin e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive kineze dhe shqiptare. Sipas tij, pika e parë dhe më e rëndësishme është krijimi i kontakteve dhe lidhjeve direkte mes kompanive.  “Nëse këto ndërmarrje nuk kanë marrëdhënie direkt do të jetë i pamundur bashkërendimi i punës mes tyre. Prandaj nevojitet të organizojmë sa më shumë takime “B2B”, simpoziume, dhe takime të ndryshme për të rritur mundësitë e bashkëpunimit”, tha ai.

Gjithashtu, Jianlong propozoi që bashkëpunimi mes kompanive të shtrihet edhe në kuadër të ekonomisë globale, duke iu përshtatur pra rregullave të ekonomisë botërore.

“Me zhvillimin e Kinës, sipërmarrjet kineze gjithnjë e më shumë janë futur në rangun e 500 kompanive më të fuqishme të botës. Aktualisht këto kompani nuk janë më vetëm zbatuese të rregullave e ligjeve të tregtisë ndërkombëtare, por dhe përcaktuese të rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi Jianlong.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button