Shqipëri – Kosovë, njehsohen standardet e miellit
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti dhe ministri kosovar i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen e përbashkët për njëhsimin e stadardeve të miellit dhe tregtimit te tij mes dy vendeve.
Ndërkohë, në bisedimet mes dy homologeve mësohet se janë edhe planet e afërta për njehsimin e standardeve edhe për produkte të rëndësishme si, qumështi, vera, vaji dhe patatja.
Pas takimit, të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, bën të ditur Ministria kosovare.
Javën e kaluar, në takimin mes ministrit kosovar të Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Krasniqi dhe ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, u theksua se Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e parë atë si një nga potencialet kryesore për zhvillimin e dy vendeve dhe u paralajmërua takimi bilateral ndërmjet ministrit kosovar dhe homologut të tij nga Republika e Shqipërisë.