☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,818 ▼ -1.66% ETH $2,058 ▼ -0.87% XRP $1.3203 ▼ -2.45% SOL $80.9900 ▼ -4.31%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Inaugurohet në Tuz, stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi.

Tuzi kthehet në një stacion të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Tuz.

I shoqëruar dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjiknuri tha se kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjerë.

Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare. Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica dhe 130 km nga  Turana. Komuna urbane e Tuzit përfshin fshatrat Arrëz, Bardhaj, Bënkaj, Budëz, Camaj, Cemi, Delaj, Dinosha, Dresha,Dushiqi,Gurreci, Helmnica, Koja, Kodërbudani, Ksheva, Llofka, Lekaj, Mileshi i Ulët, Muzheçku, Nabomi, Nënhelmi, Nikmarrashi, Omerbozhaj, Pankali, Pikala, Prifti, Rudina, Selishta, Skorraqi, Spija, Stjepohu, Sukruqi, Shipçaniku, Shtëpia e Rakiqëve, Traboini, Trieshi, Tuzi, Vllana, Vrana dhe Vuksanlekaj.

Qyteti i Tuzit ndodhet në rajonin e Malësisë. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudes, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, në këtë vendbanim kanë jetuar 4748 banorë. Struktura nacionale e popullsisë së Tuzit është: 2.383 Shqiptarë, 932 Boshnjakë, 554 Myslimanë, 454 Malazezë, 111 Romë, 13 Serbë, 172 të tjerë, 122 të paidentifikuar, 7 sipas përkatësisë rajonale, gjithsej 4.748.

Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejes së Deçitit. Në betejë, Ded Gjo Luli  udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare.

Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin “Tuz”, banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të. Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.