Shqipëria dhe Bullgaria do të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zhvilloi të premten një takim me ministrin bullgar te Transportit, Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit, Ivaylo Moskovski, në kuadër të Sesionit të gjashtë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Ahmetaj dhe Moskovski firmosën protokollin e bashkëpunimit.
“Sesion i sotëm i bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve është i rëndësishëm sepse u fokusua në aspektin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, për të cilat ne ndajmë bindjen e përbashkët se mund të arrihet më shumë ne terma sasiorë dhe cilësore”, deklaroi ministri Ahmetaj pas takimit me ministrin bullgar.
Ndërsa ministri i Transportit, Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit të Bullgarisë, Ivaylo Moskovski, tha se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është mjaft i rëndësishëm… vijon