“Shqipëria dhe Italia: një partneritet për Evropën”, çel javën e XIV të Gjuhës Italiane
Të shkruajmë Evropën e re: editoria italiane, autorë dhe lexues në erën dixhitale është titulli i edicionit të IV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, aktivitet i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe të Akademisë së Crusca-s, nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës Italiane, me qëllim favorizimin e përhapjes së gjuhës italiane nëpër botë.
Java e Gjuhës Italiane në Botë në Shqipëri do të zhvillohet nga 20 deri 25 tetor 2014, në kuadër të Semestrit të Presidencës Italiane të Bashkimit Evropian dhe do të përurohet nga një Konferencë me titull Shqipëria dhe Italia: një partneritet për Evropën. Konferenca organizohet nga Ambasada Italiane dhe Universiteti Katolik Zonja e Këshillit të Mirë me qëllimin për të reflektuar mbi të ardhmen e Shqipërisë duke nisur nga roli i luajtur nga Italia në proçesin e integrimit të Vendit në Evropë. E hënë 20, në orën 17, do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të Pallatit të Kongreseve ceremoninë përuruese në të cilën do të refeojnë, pas përshëndetjeve të Ambasadorit të Italisë Massimo Gaiani dhe të Profesor Lorenzo Ornaghi, Jean-Eric Paquet, Senatorit Pier Ferdinando Casini dhe Kryeminsitrit Edi Rama. Të martën 21 do të fillojnë punimet e Konferencës, në Sallën Magna të Universitetit Katolik Zonja e Këshillit të Mirë, Lectio Magistralis të Prof. Romano Prodi, me titull “Evropa dhe e ardhmja: porta të mbyllura apo porta të hapura?”, në të cilën do të marrin pjesë edhe studentët e shkollave dhe të Universiteteve të Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës që në prill dhe maj kanë ndjekur një seri leksionesh mbi temën “2014: Të përgatitemi për Evropën”. Punimet e Konferencës do të vijojnë me dy panele diskutimi, me drejtim respektivisht ekonomik dhe akademik. Në qendër të debatit ekonomik do të jenë sektori energjitik, sektori infrastrukturor dhe ringjallja e konkurrencës si çelësi i progresit ekonomik i Shqipërisë si në cilësinë e partnerit strategjik të Italisë si në anëtare e ardhshme e Bashkimit Europian; gjatë panelit akademik, pas një analize në prespektivë historike të politikës së jashtme italiane drejt Shqipërisë, do të hetohen format e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe do të tentohet të shikohet i tëri proçesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor si një rast i zhvillimit të pa përfunduar asnjëherë.
Nismat në program për Javën e Gjuhës Italiane në Botë do të vijojnë me dy aktivitete kushtuar botimeve: e enjte 23 tetor, në orën 18, do të rinisin të Enjtet Letrare të Institutit Italian të Kulturës dhe Mauro Geraci, profesor i antropologjisë në Universitetin e Mesinës, do prezantojë veprën e tij Prometeo in Albania. Passaggi letterari e politici di un paese balcanico i sapo publikuar nga shtëpia botuese Rubbettino. Do të dialogojnë me autorin Piro Misha (IDK), Gëzim Qëndro (Universiteti Polis) dhe Petrit Ymeri (Dituria). Vepra është fryt i një kërkimi shkencor etnografik prej më shumë se dhjetë vitesh dhe rikthen, një një përmbledhje dokumentarësh, tharmin e madh letrar dhe editorial që, veçanërisht sot, ndikon në jetën politike shqiptare. Mbi të gjitha që nga 1991 roli i librit zhvillon një rol kryesor në prespektivat europeiste të Shqipërisë. Nismat e vazhdueshme – shkrime, publikime, panaire, prezantime, tregime, kujtime, dialektika – që e bëjnë të gjallërishme panoramën aktuale letrare shqiptare, vënë në lëvizje në fakt një det me libra, autorë dhe autoritete nëpërmjet të cilave Shqipëria dhe e kaluara e saj rikonceptohen në kontradiktat e tyre historike dhe, në të njëjtën kohë, riadaptuara, të rishkruara dhe me tendencë për t’i shërbyer një identiteti të rinovuar, dialoguese përballë Bashkimit Europian. Marrja në shqyrtim e fenomenit letrar në aspekt antropologjik të lë gjithashtu të kuptosh se si zhvillimet politike dhe kulturore të Vendit të kenë vijuar krah për krah me përhapjen progresive të teknikave editoriale, me zhvillimet e qarqeve publicitare si edhe me eksperimentimin e efikacitetit njohës të librit në panoramën e rrjeteve botërore dhe dixhitale të komunikimit. Profesor Geraci do të prezantojë librin edhe në Shkodër, të mërkurën 22 tetor, në Sallën Magna të Universitetit L. Gurakuqi, në Vlorë dhe Berat të 25 tetor, respektivisht në orën 11 dhe në orën 17.30 Universitetin I. Qemali dhe Bibliotekën publike.
Të premten më 24 tetor, në orën 11, Profesoresha Lucia Nadin do të mbajë konferencë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë me titull Botimet veneciane në kohën e Aldo Manuzio-s dhe veprimtaria e Bernardino Vitali-t, publikues i Marin Barleti-t. Titulli i veprës së fundit Lucia Nadin, Venecia dhe Shqipëria, një histori takimesh dhe lidhjesh shekullore, përmbledh qartë fushën e kërkimeve të cilës i kushtohet prej vitesh studiozja, duke arritur rezultare të shkëlqyera, nga rekuperimi i Statuteve të Shkodrës Bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias deri te interpretimi nga pikëvështrimi shqiptar të ciklit të afreskeve të Paolo Veronese-s në kishën e San Sebastiano-s në Venecia. Lucia Nadin, tashmë qytetare nderi e qytetit Shkodrës, që prej 2010, do të mbajë një kumtesë mbi shtypin në Venecia, kryeqyteti europian i librit mes shekujve XV dhe XVI, duke u ndalur mbi figurën e Aldo Manuzio dhe do të prezantojë veprimtarinë e Bernardino Vitali-t, botues i Marin Barletit, me origjinë shqiptare.
Në përmbyllje të aktiviteteve, të shtunën më 25 tetor, duke filluar nga ora 9, do të zhvillohet, pranë Sallës Nënë Tereza të Pallatit të Kulturës në Tiranë, një seminar formimi për profesorët e italishtes të Programit Illiria me titull “Vlerësimi i aftësive gjuhësore-komunikative të mësimdhënies të Italishtes si gjuhë e huaj”. Seminari do të mbahet nga Prof.sha Sabrina Machetti dhe nga Dr.sha Anna Bandini e Universitetit për të Huaj të Siena-s.
Nismave të programuara në Tiranë do t’i shtohen edhe ato të organizuara e Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë dhe nga Konsullatat e Nderit në Shkodër, Gjirokastër dhe Berat, në bashkëpunim me lektorët dhe seksionet dygjuhëshe, ndërsa Ambasada e Konfederatës Zviceriane do të rinovojë bashkëpunimin me rastin e Javës së Gjuhës duke vendosur në dispozicion të studentëve të italishtes në Universitetet në Elbasan dhe Tiranë filmin Giorni e nuvole të Silvio Soldini-t, një bashkëprodhim italo-svicerian që ka si protagonistë Margherita Buy, Antonio Albanese dhe Alba Rohrwacher.