☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria dhe Kroacia synojnë partneritetin strategjik”

Zv/kryeministrja kroate gjatë konferencës u shpreh se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë për nisjen e negociatave me BE-në, ndërsa Bushati e konsideroi Kroacinë si një vend mik.

Shqipëria dhe Kroacia synojnë të forcojnë marrëdhëniet mes tyre në një nivel më të lartë të partneritetit strategjik, theksoi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë konferencës për mediat me homologen e tij kroate, Marija Pejçinoviç Buriç.

Ministri Bushati dhe zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kroacisë, Buriç, pas takimit në Tiranë mbajtën një konferencë për mediat, ku u fokusuan në marrëdhëniet mes dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Zv/kryeministrja kroate gjatë konferencës u shpreh se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë për nisjen e negociatave me BE-në, ndërsa Bushati e konsideroi Kroacinë si një vend mik.

Kryediplomati i Shqipërisë theksoi se gjatë takimit shqyrtuan stadin aktual të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Në shikimin tonë këto marrëdhënie janë shumë të mira mes dy vendeve, që kanë shikim të ngjashëm për sa i përket sfidave të sigurisë me të cilat përballet rajoni. Kroacia është një vend mik për mbështetjen që jep në mënyrë të qartë në procesin e integrimit evropian. Vitin 2018 e kemi konsideruar një mundësi të artë për të avancuar më tej në procesin e integrimit evropian. Kemi rënë dakord që raporti mes Shqipërisë dhe Kroacisë të ngrihet në një nivel më të lartë të partneritetit strategjik dhe do të përfundojmë së shpejti një tekst i cili duhet të dakordohet dhe më pas të firmoset nga dy shtetet tona, ku do të përcaktohen fushat e bashkëpunimit”, tha Bushati.

Sipas tij, dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të hapësirës së Adriatikut.

Ndërsa shefja e diplomacisë kroate theksoi se marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Shqipërisë tradicionalisht kanë qenë shumë të mira dhe sipas saj në procesin e integrimit evropian, Kroacia është vend aleat për Shqipërinë.

“Ne jemi partner të shkëlqyer. Ne u bëmë njëkohësisht anëtarë të NATO-s dhe kjo formë bashkëpunimi na dha më shumë mundësi për zhvillim të mëtejshëm. NATO është më shumë sesa mbrojtje, siguron më shumë bashkëpunim. Nga ana kroate presim që ky bashkëpunim të jetë gjithmonë e më i suksesshëm. Një zonë tjetër ku shikojmë interes është bashkëpunimi ekonomik, por ka shumë për të bërë përtej kësaj, duhet bërë diçka për tregjet e treta. Kemi interes të përbashkët për turizmin dhe Shqipëria ka potencial shumë të mirë. Ne besojmë që ndërlidhja do të ndihmojë që ne të zhvillojmë bashkëpunimin në këtë fushë”, tha Buriç.

Buriç gjatë vizitës në Shqipëri është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.