Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.45 ▲1.25%
ARI 4,536 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $71,293 ▲ +0.61% ETH $2,165 ▲ +0.01% XRP $1.4130 ▼ -0.52% SOL $91.8400 ▲ +0.58%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, e 25-ta për çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë

Çmimi i naftës së papërpunuar ka mbetur poshtë nivelit të 45 dollarëve për fuçi, ndërsa investitorët po humbasin besimin në aftësinë e OPEC-ut për të balancuar ofertën.

Sipas Global Petrol Price, Shqipëria është  e 25-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë për litër  në botë.

Çmimin më të lartë të arit të zi e kanë vendet e Europës Perëndimore, ndërsa më të ulëtin vendet prodhuese.

Sipas operatorëve të tregut në Shqipëri,  barra e lartë e taksave, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën.

Në Europë më të shtrenjtë se ne janë Holanda, Danimarka, Italia, Malta, Islanda, Monako, Suedia, Zvicra, Anglia, Norvegjia, shtete këto që kanë një nivel standardi jetese shumë më të lartë sesa tonin.

Në Maqedoni, sipas Global Price Petrol, nafta gati gjysma e saj në Shqipëri, megjithese cmimi i blerjes në port llogaritet i njëjtë për të dy vendet, në rreth 35 lekë për litër.

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila.

TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 43 lekë për litër dhe në Shqipëri 90 lekë për litër.

Krahas tyre, në Shqipëri është shumëfishuar tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 5-10 lekë për litër.

Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim, TVSH e dytë, që e çojnë koston në gati 150 lekë për litër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.