🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse për investitorët kinezë, tre sektorë prioritet

Energjetika, bujqësia dhe turizmi janë tre nga sektorët kryesorë në të cilat kompanitë kineze janë të interesuara të investojnë në vendin tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kineze Ndërkombëtare  të Tregtisë, Yu Jianlong, gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se kompanitë kineze kanë interes të lartë për të investuar në Shqipëri.

Sipas tij, Ballkani Perëndimorë dhe Shqipëria në veçanti, janë një urë e rëndësishme e komunikimit për Kinën në drejtim të Bashkimit Europian.

“Ne nuk jemi të pranishëm vetëm në tregun shqiptar. Ju e dini se Shqipëria mund të na shërbejë si një rrugë e mirë për të arritur në tregun e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye jemi këtu. Duam të investojmë dhe të krijojmë të ardhura ekonomike për të dyja vendet. Në këtë mënyrë rriten të ardhurat e vjelura si nga taksat, punësimi për vendin tuaj, po ashtu rritet dhe fluksi tregtarë i dy vendeve”, tha Jianlong për ATSH

“Kompanitë kineze janë të interesuar të investojnë në fusha të tilla si infrastruktura, energjia, turizmi si dhe në bujqësi”, shtoi Jianlong.

Lidhur me bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe kineze, Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kineze Ndërkombëtare  të Tregtisë, Yu Jianlong, propozoi rritjen e bashkëpunimit direkt mes kompanive.

“Duhet të organizohen më shumë konferenca dhe aktivitet të përbashkëta për të rritur mundësitë e bashkëpunimit direkt të aktorëve të tregut”, tha ai.

“Me zhvillimin e Kinës, sipërmarrjet kineze gjithnjë e më shumë janë futur në rangun e 500 kompanive më të fuqishme të botës. Këto kompani nuk janë më vetëm zbatuese të rregullave e ligjeve të tregtisë ndërkombëtare, por dhe përcaktuese të rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi Jianlong.

Deri në fund të vitit 2016, shuma totale e investimeve kineze në Shqipëri arrin vlerën e mbi 700 milionë dollarëve, duke punësuar afërsisht 1 500 punonjës vendas. Kina është partneri tretë më i madh tregtar i Shqipërisë dhe më i madhi në vendet jashtë BE-së. Bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës është shtrirë në sektorin e telekomunikacionit, prodhimeve minerare, burimeve energjetike, infrastrukturës rrugore, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.