Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.50 ▼1.73%
ARI 4,671 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,342 ▲ +0.65% ETH $2,365 ▼ -0.3% XRP $1.4236 ▲ +1.58% SOL $87.1800 ▲ +3%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.50 ▼1.73 % ARI 4,671 ▲2.24 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.50 ▼1.73 % ARI 4,671 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Kosovë, sot mbahet mbledhja e përbashkët në Korçë, nesër në Vlorë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen për dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor në mbledhjen e katërt të përbashkët që do të mbahet ne Korçë dhe Vlorë.

Kjo mbledhje e parë mes qeverisë ‘Rama 2’ dhe qeverisë së Ramush Haradinajt vjen në kuadër të festave të nëntorit, ndërsa pritet të firmosen dhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Takimi dypalësh është parashikuar të fillojë rreth orës 16:00, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të ketë dhe një konferencë për media mes dy kryeministrave, e cila do të ndiqet nga një darkë zyrtare.

Në Vlorë, të martën më datë 28 nëntor do të nënshkruhen 12 marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj do të firmosin një memorandum bashkëpunimi mes ministrive të mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën dhe një protokoll teknik mes dy ministrive të bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve.

Gjithashtu do të nënshkruhen një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian.

Në Vlorë, dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të marrin pjesë edhe në festimet e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.