☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.35 ▲5.23%
ARI 4,767 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,112 ▼ -0.68% ETH $2,179 ▼ -3.22% XRP $1.3291 ▼ -3.46% SOL $82.1900 ▼ -2.72%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria jashtë hartës së vendeve të kultivimit të kanabisit

Shqipëria ndodhet jashtë hartës së vendeve të cilat dallohen për kultivimin e kanabisit dhe ky fenomen sipas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është në nivelin minimal.

Gjatë një interviste për një media televizive, Xhafaj theksoi se tregues për këtë fakt janë raportet e Guardia di Finanza.

“Sot Guardia di Finanza monitoron 2 herë më shumë se viti i kaluar për shkak të këtij skepticizmi dhe gati 1/3 e territorit të Shqipërisë, e ka kaluar me skanim ajror dhe sot ne kemi shifra minimale, të krahasuara me vitin e kaluar, që ishte dhe viti më i mirë. Sot Shqipëria mund të konsiderohet në mënyrë absolute si një vend që nuk hyn në hartën e kultivimit të narkotikëve. Të mos harrojmë që për gati 20 e ca vite është kultivuar kanabisi në Shqipëri në mënyrë sistematike dhe kanabisi për shumë vite ishte një mision që mbrohej nga shteti. Unë besoj se në këto 2 vite e kemi hequr Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit, ky është realiteti. Ka qene një premtim publik, që shumë njerëz nuk e kanë besuar. Dhe sot Shqiptarë dhe ndërkombëtarë janë të bindur se realiteti i sotëm është i pakrahasueshëm me disa vite mëpërpara dhe i pakrahasueshëm në vitet kur kanabisi ishte një mision në  mbrojtjen e shtetit”,  theksoi Xhafaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.