Ekonomia

Shqipëria ka nivel të lartë të kredive të këqija në Ballkan

Raporti

BE: Përkeqësimet në Greqi dhe Itali mund të godasin Shqipërinë

Krahasimi – Në Kosovë, papunësia është më e larta në rajon, 28.7 për qind. Turqia ka papunësinë më të ulët, 9.5 për qind. Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive të këqija, 24%. Serbia ka borxhin publik më të lartë në rajon, 77.7%.

Drejtoria për Ekonominë dhe Çështjet Financiare në KE publikoi vlerësimet për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si vende aspirante për anëtarësim. Megjithëse ekonomitë e vendeve përkatëse përballen me sfida të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta, si papunësinë, deficitin, kreditë e këqija, performancën e dobët të financave publike dhe klimën e biznesit. Në vlerësimin e radhës, në Shqipëri regjistrohet papunësia në 16.4 për qind, deficiti në 12 për qind, kreditë e këqija në 24 për qind dhe borxhi në 71.6 për qind. Sipas Komisionit Europian, me rimëkëmbjen e parashikuar të ngadaltë në BE, mjedisi i jashtëm pritet të përmirësohet gradualisht. Megjithatë, Shqipëria është e ekspozuar nga rreziqet në aspektin e tregtisë, lidhjet financiare dhe remitancave nga Itali dhe Greqia, prandaj çdo zhvillim i pafavorshëm në këto vende mund të godasë atë duke i sjellë vështirësi. Parashikimi optimist përballet edhe me risqet e prodhimit. Në veçanti, kushtet e motit tradicionalisht të shkaktojnë luhatje të mëdha në gjenerimin e energjisë elektrike e bazuar në sistemin hidroenergjetik. Për më tepër, një rënie e mprehtë e çmimeve ndërkombëtare të naftës, megjithëse do të jetë një ndihmë për konsumatorët, pritet të ulë prodhimin e naftës së papërpunuar vendase. Komisioni Europian llogarit se investimet e huaja direkte gjatë dy viteve në vazhdim do të rriten në nivel të konsiderueshëm (kjo lidhet kryesisht me dy projekte të mëdha në sektorin e energjisë: Punimet për hidrocentralin e Banjës dhe ndërtimi në pjesën shqiptare i tubacionit të gazit Trans-Adriatik) dhe do të financojnë rreth 80% të deficitit aktual të llogarisë gjatë tre viteve të ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button