☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.87 ▲0.47%
ARI 4,168 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $64,288 ▲ +1.27% ETH $1,809 ▲ +1.56% XRP $1.1508 ▲ +0.21% SOL $82.3700 ▲ +1.37%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.87 ▲0.47 % ARI 4,168 ▲0 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.87 ▲0.47 % ARI 4,168 ▲0 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
07 Jul 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia

Kryeministri Edi Rama, gjatë një ligjërate në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, theksoi rëndësinë e kombinimit të inovacionit me aftësinë për të përballuar sfidat globale, duke deklaruar se “Europa, Azia dhe bota kanë nevojë më shumë se kurrë për këtë qasje”.

Në fjalën e tij në Tokio, Rama solli në vëmendje të kaluarën e Shqipërisë si një vend i izoluar gjatë regjimit komunist, të cilin e krahasoi me “Korenë e Veriut të Europës”, ku mendimi i lirë ishte i ndaluar dhe e ardhmja e qytetarëve mbahej peng.
Kryeministri u ndal edhe te rruga europiane e vendit, duke theksuar se zgjedhja e shqiptarëve për demokracinë pas rënies së komunizmit ishte një vendim ekzistencial. Sipas tij, integrimi në Bashkimin Europian për Shqipërinë nuk është thjesht objektiv politik, por një çështje qytetërimi, ndërsa shtoi se vendi është sot më afër se kurrë anëtarësimit në BE.

“Europa, Azia dhe bota në të vërtet kanë nevojë më shumë se kurrë për aftësinë për të kombinuar aftësinë me inovacionin. Unë vij nga vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës, një vend i izoluar. Një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo vetëm kufijtë, por edhe vendin. Mendimi i lirë u shndërrua në erezi, ndërkohë që e ardhmja u shndërrua në një burg.
Në fakt është historia që ndodh, kur zëvendësohet arsyeja. Kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që ishte jo vetëm politike, por edhe ekzistenciale, zgjodhëm demokracinë. Për ne integrimi në BE nuk ka qenë kurrë diçka politike, por diçka ekzistenciale e një qytetërimi. Shqipëria është sot më afër se kurrë për bashkimin Europian, dhe nuk kemi parë kurrë që të jetë kaq konkrete dhe reale”, tha kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.