Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,432 ▲ +0.19% ETH $1,997 ▲ +0.35% XRP $1.3332 ▲ +0.56% SOL $82.1300 ▼ -0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria me kroçiera, tendenca më e re europiane

25 vjet pas rënies së komunizmit, për herë të parë, Mediterranean Cruises e ka përfshirë Shqipërinë në itinerarin e saj. Tourism Review shkruan se kjo linjë do të ndalojë në Sarandë gjatë itinerareve të saj deri në nëntor të këtij viti.

“Qyteti do të mund të përfitojë më shumë të ardhura dhe imazhi i qytetit do të përmirësohej ndjeshëm. Mediterranean Cruises nuk e kishte parashikuar kurrë më parë Shqipërinë në itinerarin e saj. Së bashku me Venecian dhe Barin, Saranda pritet të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve”, shkruan tourismreview.

Pak ditë më parë, grupi i pari i turistëve i kroçierave të Mediterranean bëri ndalesën e parë. Një pjesë e turistëve vizituan manastirin e ’40 shenjtorëve’ një nga më tërheqësit për turistët. Të tjerë preferuan rrënojat e tempullit të shekullit të 5-të dhe Kështjellën mesjetare të Lëkurësit ku muzikantët e veshur me rroba tradicionale, i habitën me një koncert të këngëve dhe valleve shqiptare. Një grup i tretë turistësh, të pasionuar pas historisë preferuan të vizitonin qytetin e vjetër të Butrintit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

Mediterranean cruises

Porti i Sarandës është një nga ndalesat e itinerarit të kroçierave të këtij viti, së bashku me Venecian, Barin, Mikonosin, Katakolon dhe qytetin kroat të Dubrovnikut, destinacione klasike të turistëve.

FTI Cruise

Edhe FTI Cruises ka prezantuar së fundmi programin për sezonin 2017-2018. Itineraret që janë nga më të ndryshmet nga Havana, në Nisë, nga ishujt Karaibe e deri te destinacionet mesdhetare. Pjesë e ofretës është edhe Shqipëria e cila vjen bashkë me Italinë. Itinerari i cili përfshin Shqipërinë do të organizohet nga Shoqata Gjermanë e Ngjitjes.

Guida e Msc-së

Shqipëria do të jetë pjesë e tyre këtë vit edhe të MSC Cruises. Pika kryesore do të jetë Saranda, duke qenë se është afër Korfuzit. Ofrohet si një destinacion që ndërthur si detin dhe rërën, ashtu edhe historinë, arkelologjinë, monumentet natyrore dhe ndërthurjen e qytetërimeve të lashta, qoftë romake, ashtu edhe bizantine.

Adventure -Life

Agjencia amerikane Adventure – Life gjithashtu e ka bërë pjesë të itinerarit ture me kroçierë Shqipërinë. Vendi ynë mund të vizitohet si pjesë e paketës së Mesdheut që kushton 12,690 dollarë, me kohëzgjatje 11 ditë dhe në të veç Shqipërisë përfshihet edhe Greqia e brigjet e Dalmacisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.