☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.84 ▲1.8%
ARI 4,547 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,864 ▼ -1.61% ETH $2,116 ▼ -3.25% XRP $1.3836 ▼ -2.59% SOL $84.6400 ▼ -2.67%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.84 ▲1.8 % ARI 4,547 ▼0.33 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.84 ▲1.8 % ARI 4,547 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Arte

Shqipëria në “Eurovision”, autorë dhe muzikantë: Duhet riparë mënyra e përfaqësimit, por jo duke humbur…

“Eurovision Song Contest 2026” në Vjenë shënoi këtë vit edicionin e 70-të, duke mbledhur artistë dhe performanca nga 35 shtete. Shqipëria u përfaqësua me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi që e mbylli garën në vendin e 13-të. Rezultati ka hapur diskutime mbi mënyrën se si vendi ynë duhet të paraqitet në “Eurovision”, duke ruajtur identitetin, por njëkohësisht duke sjellë një qasje më moderne dhe konkurruese. Dirigjenti Edmond Doko thotë se problemi nuk ishte kënga apo zëri i këngëtarit, por mënyra si u mendua performanca për “Eurovision”. Sipas tij, Shqipëria mundohet të duket origjinale, por njëkohësisht kopjon stilin tipik të “Eurovision”-it, dhe kjo e bën rezultatin jo mjaftueshëm të veçantë për të fituar publikun europian.

“Nga prurjet e festivalit të vjetshëm mund të them, që “Nan” ishte kënga më përfaqësuese. Për paraqitjen, ku përjashtoj performancë vokale, e cila ishte e arrirë, personalisht kurrë nuk kam besuar dhe as besoj në teatralitete skenike, të cilat e shumta mund të rrëmbejnë zemrat dhe emocionojnë publikun tonë, por kurrsesi publikun europian. Rrekja për të qenë konkurrues, duke synuar që në zanafillë “origjinalitet” krijues nga njëra anë, por në të njëjtën kohë ky origjinalitet detyrimisht të jetë në përshtatje me modelin performues Eurovizion-ist, në vetvete është kontradiktor, dhe kështu vështirë të përfundojë në një produkt apo sipërmarrje artistike fituese. Krijim fitues mund të jetë ai krijim që të paktën, përtej origjinalitetit në të gjithë komponentët e performimit, tenton risi si në krijimtari muzikore e poetike, ashtu dhe në paraqitjen novative skenike, që me guxim artistik duhet të tejkalojë shabllonet Eurovizion-iste”, shprehet dirigjenti i njohur Edmond Doko.

Për çfarë ndodhi me performancën në skenën e “Eurovision 2026”, dirigjenti Doko gjithashtu e kritikon për një teatralitet të tepruar sipas tij. “Nëse do të kisha mundësi të ndryshoja një element të performancës shqiptare, do të ishte teatraliteti i tepruar, i cili për publikun europian mund të duket shpesh diletantesk”, thotë Doko. Në natën finale në “Eurovision 2026” në Vjenë (Austri) interpretuan përfaqësuesit e 25 shteteve. Bullgaria fitoi “Eurovsion 2026”. Përfaqësuesja e Bullgarisë këngëtarja Dara me këngën “Bangaranga” arriti të merrte pikët maksimale nga juria, por edhe nga publiku. Këngëtari shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nan” u rendit në vendin e 13-të në natën finale të “Eurovision 2026”, ku mori 145 pikë nga juria profesioniste dhe votat e publikut.

Performanca në skenë

Studiuesi i artit Agim Janina thotë se në “Eurovision” duhen patur parasysh edhe lobimet mes shteteve, por zakonisht fituese janë këngët optimiste dhe me ritëm, jo ato të trishtuara. Ai gjithashtu shpreh kritikë dhe për skenografinë shqiptare në “Eurovision”. “Për mendimin tim, e kam ndjekur Eurovizionin dhe duhet patur parasysh lobimet që bëhen aty në mbështetje të shteteve të ndryshme, në kuptimin ti më jep votën mua dhe unë ta kthej atë. Por duhet futur në konceptin e frymës së festivalit, ku zotërojnë fituese këngët optimiste, me ritëm e gjallëri dhe jo me vuajte e mallëngjime. Ka pasur shtete në luftë dhe kanë sjellë optimizëm.

Tjetër, mendoj se në skenografi i mëshojmë shumë anës folklorike, ç’ka kërkohet të jemi të veçantë duke theksuar, oh sa mirë me qenë shqiptar, sikur të tjerët nuk ndihen mirë me kombësinë e tyre”, shprehet Janina. Agim Janina thotë se këngëtari Alis Kallaçi kishte një vokal të mirë, por sipas tij ai u përqendrua më shumë te teknika vokale se sa te shqiptimi i qartë i tekstit. “Zëri i këngëtarit shumë i mirë, vokal i pastër, por artikulimi linte për të dëshiruar jo se këndoi në gegërisht, por vështirësia në të kuptuar të fjalëve ku iu dha shumë rëndësi vokalit dhe jo shqiptimit të fortë e të kuptueshëm”, thotë Agim Janina.

Sipas Janinës, në “Eurovision” nuk është vetëm pjesëmarrja me këngë e rëndësishme, por edhe komunikimi dhe ndjekja e një strategjie fituese në votime. “Eurovestivali është shpërthim optimizmi, ritmi e shprese me këngë që të mbushin me jetë dhe duhet të përshtatemi me frymën e eurofestivalit dhe mekanizmat e tij të lobimit, se nuk është vetëm pjesëmarrja me këngë, por edhe komunikimi dhe ndjekja e një strategjie fituese në votime. Dhe para tij të mos jemi kaq euforikë sikur po nuk zumë një vend të mirë u bë gjëma. Ja Anglia e mori me sportivitet vendin e dobët që mori. Folklorizmi mendoj se na dëmton në paraqitje, si dhe një farë imponimi që duam të shprehim në skenë jashtë interpretimit dhe jashtë këngës. Këto të dyja janë thelbësore se për to vjen publiku të dëgjojë zërin e këngëtarit dhe interpretimin, sigurisht të lidhur me optimizmin. S’ka vend të mirë pa optimizëm, së paku këtë kanë dëshmuar në përgjithësi këngëtarët fitues”, thotë më tej Janina në reagimin e tij.

Mënyra e përfaqësimit në “Eurovision”

Poeti Odise Plaku thotë se problemi nuk qëndron te autenticiteti i këngës, por te mënyra si vendi ynë prezantohet në “Eurovision Song Contest”. Sipas tij duhet riparë mënyra e përfaqësimit në “Eurovision”. “Për mendimin tim, “Nan” nga Alis ishte një këngë shumë e bukur dhe me ndjenjë, që përfaqësonte emocionalisht Shqipërinë. Teksti dhe interpretimi kishin identitet dhe shpirt shqiptar, gjë që vlerësohet gjithmonë. Megjithatë, në kontekstin e “Eurovisionit”, ndoshta duhet riparë mënyra e përfaqësimit, por jo duke humbur autenticitetin, por duke e përshtatur më mirë me skenën europiane dhe mënyrën si funksionon festivali sot. Një kombinim mes identitetit shqiptar dhe një prezantimi më modern e konkurrues mund ta çojë Shqipërinë edhe më lart”, shprehet Odise Plaku.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ruajë shpirtin shqiptar, por ta kombinojë me një skenografi dhe strategji më moderne për të qenë më konkurruese në Europë. “Në të ardhmen do të doja të shihja më shumë investim te skenografia, performanca live dhe promovimi ndërkombëtar i këngës, sepse talenti dhe muzika nuk na kanë munguar asnjëherë. Shqipëria ka artistë shumë të mirë dhe potencial për të lënë gjurmë në Eurovision, mjafton një vizion më i qartë dhe një përfaqësim që lidhet më fort me publikun europian”, thotë Odise Plaku. “Eurovision 2026” këtë vit u zhvillua në datat 12, 14 dhe 16 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.