☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.74 ▲1.7%
ARI 4,548 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,816 ▼ -1.59% ETH $2,114 ▼ -3.15% XRP $1.3818 ▼ -2.51% SOL $84.5100 ▼ -2.64%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.74 ▲1.7 % ARI 4,548 ▼0.3 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.74 ▲1.7 % ARI 4,548 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

KQZ mbyll regjistrimin e diasporës për zgjedhjet në Kosovë, afro 100 mijë votues të aprovuar

Ka përfunduar ditën e djeshme afati për regjistrim për votuesit jashtë vendit të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aplikimi për regjistrim për të votuar jashtë vendit është hapur më 6 maj. Në platformën për votuesit jashtë vendit, specifikohen mënyrat dhe përzgjedhja se si votuesit jashtë dëshirojnë të votojnë. Votuesit jashtë vendit mund të zgjedhin të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përmes postës në kutitë postare jashtë Kosovës dhe përmes postës në kutinë postare në Kosovë. Votuesit që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor, ndërkaq votuesit përmes postës mund të votojnë nga 25 maji deri më 6 qershor.

Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit, do ta kenë mundësinë të votojnë. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës prej 117 mijë e 246 kërkesa sa kanë qenë në total. Shtetet që prijnë për nga numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës janë Gjermania dhe Zvicra. Aplikimi për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, 7 mijë e 621 aplikime janë refuzuar ndërsa mbi 10 mijë janë në pritje për shqyrtim. Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (49,102), Zvicër (23456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.