☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.85 ▲0.55%
ARI 4,549 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,919 ▲ +8.75% ETH $2,264 ▲ +18.14% XRP $1.1113 ▲ +10.73% SOL $85.9800 ▲ +11.66%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.85 ▲0.55 % ARI 4,549 ▲0.08 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.85 ▲0.55 % ARI 4,549 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Seria A

Tifozët shpërthejnë ndaj Juventusit pas humbjes 2-0 me Fiorentinën: Na çatë trapin…

Humbja 2-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit shtëpiake të sezonit ka ndezur protestën e tifozëve të Juventusit. Dhjetëra mbështetës u grumbulluan jashtë “Allianz Stadium”, duke shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj skuadrës. “Respektoni ngjyrat tona”, “Juve jemi ne” dhe “Na çatë trapin…” ishin disa nga koret drejtuar Locatellit me shokë.

Disfata ndaj Fiorentinës, e kombinuar me fitoret e Milanit, Romës dhe Comos, komplikoi rëndë garën për Champions. Juventusi tashmë renditet i gjashti, dy pikë larg kuqezinjve dhe verdhekuqve, ndërsa edhe fitorja në derbin ndaj Torinos mund të mos mjaftojë për një vend në katërshe.

Pas ndeshjes foli Luciano Spalletti: “Ndeshja e jetës? Gjërat e jetës janë të tjera. Është gabim të thuash ‘jemi të gjithë të vdekur’. Janë ndeshje futbolli. Sigurisht, ky është një rezultat shumë i shëmtuar”. Trajneri mori përgjegjësitë mbi vete: “Nëse skuadra nuk arrin të shprehë nivelin që ka, i pari që duhet të vihet në diskutim jam unë. Bëmë një ndeshje shumë të dobët”.

Ai konfirmoi edhe një takim me John Elkann: “Do të bëj analizën time. Duhet të paraqes më shumë nga sa treguam sot. Mos shkuarja në Champions i kushton klubit, por unë sezonin e konsideroj pozitiv. Kemi bërë një sezon të madh, edhe pse disa episode na penguan ta bënim të jashtëzakonshëm”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.