☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.71 ▼0.74%
ARI 4,678 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,095 ▲ +3.42% ETH $2,135 ▲ +4.68% XRP $1.3453 ▲ +3.46% SOL $81.8600 ▲ +2.65%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.71 ▼0.74 % ARI 4,678 ▼0.04 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.71 ▼0.74 % ARI 4,678 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Shqipëria nuk ka më nevojë për parti, por për të djathën që mungon!

Ylli Manjani

Bota politike sot është në sfidë të fortë. E majta promovon me bukë në trastë ç’kombëtarizimin e popujve;
-ngatërrimin e rracave përmes diktimit të lëvizjeve masive të popullsive tashmë nga jugu drejt veriut;
-Ekonominë e ritet globale përpara identitetit kombëtar të popujve dhe ekonomive të tyre;
-Humbje të privatësisë së individit, në favor të shuarjes së kuriozitetit publik;
-Familja si qelizë sociale po sfumohet nga agjenda gjithfare duke filluar nga LGBT e deri tek plakjet e popujve.
– Liritë dhe të drejtat themelore janë hiçgjë përpara nevojës së pushtetit për të qeverisur. Liritë tashmë nuk i kufizon vetëm gjykata me proces të rregullt, por edhe nga ministra e shëntetësisë.
– gjykatat, nëse nuk i nënshtrohen pushtetit, ky i fundit ka të drejtë në emër të popullit t’i reformojë ato ose ti anashkalojë.

Të gjitha këto batërdi vijnë nga e majta globale dhe bota është realisht në sfidë totale duke u ballafaquar me këto teza e praktika të diktuara me agjendë.

Dmth individi me dinjitet, i lirë e me të drejta të shenjta; familja si qelizë bazë e shoqërisë; prona private si bazë e zhvillimit të një ekonomie të lirë e konkurruese; tregjet e lira si vende solide të shkëmbimit të parasë e produkteve janë të gjitha në sfidë të fortë me idetë e majtës globale.

Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me këto gjëra sepse e majta dhe e djathta kanë vite që janë njësoj.

Të gjithë njësoj flasin për lugë floriri; për prona që i duhen marrë pronarit për tja dhënë popullit; për liri dhe të drejta që i duhet marrë individit, dinjitet e privatësi po e po; për gjykata që duhen kontrolluar; për tregje që duhen sakatuar nga konkurrenca e pandershme dhe mungesa e garës.

Nëse e majta është e organizuar në harmoni me agjendën globale të shkatërrimit të botës tradicionale,të kulturës dhe trashëgimisë së popujve, e djathta jonë nuk është gjëkundi në harmoni me të djathtën konservatore botërore.

Në fakt e djathta jonë nuk është në harmoni me veten iher, as me të djathtën si të tillë.

Por që ka nevojë për një grupim politik që promovon famijen, individin, lirinë, ekonominë e lirë, pronën private, trashëgiminë kulturore e historike, ka!

Gjykoj se të gjitha këto sot janë në rrezik dhe drejt zhukjes. Por ka ende shqiptarë që nuk duan që këto gjëra të zhduken. Të paktën unë e besoj që ka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.