☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,519 ▼0.41%
DOW 52,104 ▼0.54%
NASDAQ 25,174 ▼0.31%
NAFTA 85.30 ▼1.78%
ARI 4,049 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,272 ▼ -0.87% ETH $2,080 ▼ -2.44% XRP $1.0629 ▼ -3.47% SOL $84.1400 ▼ -3.63%
S&P 500 7,519 ▼0.41 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 25,174 ▼0.31 % NAFTA 85.30 ▼1.78 % ARI 4,049 ▼1.6 % S&P 500 7,519 ▼0.41 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 25,174 ▼0.31 % NAFTA 85.30 ▼1.78 % ARI 4,049 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria pro “Politikës së dyerve të hapura” për nismat rajonale

Shqipëria është e vendosur të ndjekë parimin e “Politikës së dyerve të hapura” për të gjitha nismat rajonale, si një mundësi për rritjen e ndërveprimit mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ky qëndrim u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Europës Jug-Lindore që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Peleshi theksoi mbështetjen e Shqipërisë për iniciativën SEDM dhe për Brigadën e Europës Jug-Lindore (SEEBRIG), komandën e të cilës pritet që në vitin 2023 ta marrë Shqipëria.

“Iniciativat rajonale janë një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërveprimin midis shteteve të rajonit tonë dhe ofrojnë mundësinë e trajtimit në tavolina të përbashkëta të sfidave me të cilat ne përballemi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, shprehet Peleshi.

Gjatë ministerialit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi qëndrimin e vendosur pro parimit të “Politikës së Dyerve të Hapura” për të gjithë nismat rajonale dhe jo vetëm SEDM, në të cilat duhet të bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor siç natyrshëm është edhe Kosova.

Ky takim, që mbledh ministrat e Mbrojtjes zhvillohet një herë në vit dhe është një mundësi shumë e mirë për të analizuar arritjet, vlerësuar planet e përbashkëta dhe projektet për të ardhmen të iniciativës politiko-ushtarake më të vjetër të rajonit tonë, siç është SEDM

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.