☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,519 ▲2.76%
DOW 46,258 ▲2.31%
NASDAQ 21,564 ▲3.7%
NAFTA 102.03 ▼0.83%
ARI 4,704 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,905 ▲ +2.36% ETH $2,099 ▲ +4.09% XRP $1.3429 ▲ +1.68% SOL $82.6000 ▲ +0.54%
S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 % S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëria zgjidhet për herë të parë anëtare e KDNJ në OKB

albaniaTIRANË, 21 Tetor-Ministria e Jashtme bën me dije se Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë anëtare e Këshillit të të te Drejtave të Njeriut (KDNJ) me 176 vota në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. KDNJ është një organ ndërqeveritar i OKB-së, 47 vendet anëtare të të cilit janë përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë pavarësisht kombësisë, vendbanimit, gjinisë, ngjyrës, fesë, gjuhës, apo ndonjë statusi tjetër.

“Zgjedhja e Shqipërisë në KDNJ përbën njëherazi vlerësim dhe garanci për angazhimin e saj të përhershëm në çështjet e të drejtave të njeriut në të gjitha frontet. Shqipëria ka shumë për t’i ofruar botës nëpërmjet vlerave që e karakterizojnë si, harmonia fetare, përkushtimi për fqinjësi të mirë, toleranca dhe mikpritja, si dhe nëpërmjet përvojës së përftuar gjatë reformimit të gjithanshëm që ka kaluar vendi”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Po ashtu, Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria vlerëson se KDNJ- ia ka arritur të ndërtojë një platformë vitale për çështjet tematike të të drejtave të njeriut kudo në botë, ku vendet anëtare kanë mundësinë për të diskutuar për to dhe për të marrë veprime konkrete për adresimin adekuat të tyre. Gjatë anëtarësisë së saj 3-vjeçare në KDNJ, Republika e Shqipërisë do të angazhohet për universalizimin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut, për forcimin e tyre dhe të infrastrukturës së sistemit të OKB-së, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të Këshillit”.

Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e saj për përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe për avancimin më tej të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, theksohet ne njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.