Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▼0%
DOW 50,072 ▲0.13%
NASDAQ 26,264 ▼0.02%
NAFTA 100.37 ▲2.15%
ARI 4,516 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,771 ▲ +0.51% ETH $2,142 ▲ +0.14% XRP $1.3734 ▼ -0.1% SOL $87.0700 ▲ +0.64%
S&P 500 7,433 ▼0 % DOW 50,072 ▲0.13 % NASDAQ 26,264 ▼0.02 % NAFTA 100.37 ▲2.15 % ARI 4,516 ▼0.44 % S&P 500 7,433 ▼0 % DOW 50,072 ▲0.13 % NASDAQ 26,264 ▼0.02 % NAFTA 100.37 ▲2.15 % ARI 4,516 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

Europa po i jep Shqipërisë një shans real për t’u afruar me BE-në, por këtë herë po kërkon rezultate konkrete dhe jo më vetëm premtime politike.

Raporti IBAR, një raport vlerësimi që BE bën për të parë nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet kryesore në fushat më sensitive të negociatave,  do tu kalojë të premten ambasadorëve të BE-së.

Pikërisht për këtë u diskutua pasditen e së enjtes në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku të ftuar ishin këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës Alfred Kika Muharremi dhe avokati Romeo Kara.

Muharremi e interpretoi raportin si një goditje ndaj narrativës së opozitës se procesi i integrimit ishte bllokuar.

“Më në fund u mbyllën gojët e liga dhe hajet e opozitës që shpreheshin se integrimi në BE është i bllokuar dhe se raporti i IBAR nuk do të miratohet asnjëherë. Është një lajm i mirë për shqiptarët”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit socialist, kritikat e raportit janë normale dhe të pritshme.

“Ka kritika në disa fusha, që i kemi edhe ne vetë në qeverisjen tonë. S’ka asgjë të çuditshme. E prisnim”, deklaroi Muharremi, duke shtuar se diferenca qëndron tek “vullneti politik për të zbatuar reformat”.

Por ndryshe nga toni i mazhorancës, avokati Romeo Kara e pa raportin si një provë serioze për shtetin shqiptar.

“Këtu është puna tek vullneti politik sepse momenti gjeopolitik na favorizon”, deklaroi ai.

Kara vlerësoi punën teknike të bërë në procesin e negociatave dhe përmendi ministren Majlinda Dhuka si “zemreku i kësaj pune në prapaskenë”, duke kujtuar se procesi përfshin rreth 150 mijë faqe dokumentacion.

Por ai dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.

“Fitoje këtë betejë. Të gjitha pikat janë të zbatueshme. Ta vërë administratën dhe institucionet në rresht sepse ka një ambient pozitiv për t’i zbatuar këto rekomandime”, tha Kara.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një qeveri të rikonstruktuar dhe për standarde reale europiane në funksionimin e shtetit.

“Ka nevojë për një qeveri të rikonstrukturuar, me njerëz të diplomuar jashtë. Ne duhet të tejkalojmë vetë veten si popull, kryeministri veten e tij dhe qeveria veten e saj. Nuk shkohet në Europë me demokraci në aparencë”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas Karaj, shqiptarët nuk janë më delja e zezë e Europës dhe kanë treguar ndër vite se si janë integruar në vendet e BE-së. Ai e sheh miratimin e raportit të IBAR por edhe anëtarësimin në BE në përgjithësi jo vetëm si një test juridik, social dhe institucional por edhe një test karakterial kombëtar për shqiptarët.

Kemi shansin të realizojmë një ëndërr që ta shohim më në fund Shqipërinë si e gjithë Europa” tha Kara.

“Europa na shikon me bindje, ka qenë skeptike shumë vite më parë, por tani europa ka tejkaluar vetveten. Ky është një test karakterial kombëtar për shqiptarët. Ne kemi një emigracion të lartë, dhe tregojmë që kemi punuar dhe inkorporuar si europianë. Shqiptarët nuk janë më delja e zezë. Është edhe një test juridik, social dhe institucional. Këtu duhet vullneti politik,” shtoi Kara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.