☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,379 ▼1.52%
DOW 45,242 ▼1.56%
NASDAQ 20,972 ▼2.04%
NAFTA 99.48 ▲5.29%
ARI 4,548 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,791 ▼ -3.87% ETH $1,981 ▼ -3.12% XRP $1.3222 ▼ -1.82% SOL $82.2500 ▼ -4.41%
S&P 500 6,379 ▼1.52 % DOW 45,242 ▼1.56 % NASDAQ 20,972 ▼2.04 % NAFTA 99.48 ▲5.29 % ARI 4,548 ▲3.16 % S&P 500 6,379 ▼1.52 % DOW 45,242 ▼1.56 % NASDAQ 20,972 ▼2.04 % NAFTA 99.48 ▲5.29 % ARI 4,548 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqiptarët, populli që i paguan më shumë nën dorë doktorët në Europë

Pyetjes “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare te doktorët”, të anketuarit dhe shoqatat në Shqipëri i janë përgjigjur njëzëri “Po, vazhdimisht”.

Shqipëria mban rekord si vendi që paguan më shumë nën dorë doktorët, në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorit 2016, publikuar së fundmi nga Health Consumer Powerhouese .

Pas Shqipërisë, në zonën e kuqe renditen Hungaria, Bullgari dhe Rumania. Vendet e tjera të rajonit kanë dhënë përgjigje më të të moderuar, ku më keq renditen Greqia e Serbia dhe më mirë Maqedonia.

Shtetet, ku pacientëve as që u shkon ndër mend që të japin pagesa nën dorë tek doktori janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu, Islanda, Danimarka dhe një shtet i Ballkanit, Kroacia.

Anketimi

Pyetja kryesore e sondazhit ishte: “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare?” dhe përgjigjet varionin me: “Jo!” e qartë, “Ndonjëherë, në varësi të situatës” dhe “Po, vazhdimisht”.

Si pagesë informale konsiderohet çdo pagesë që bëhet nga pacientët si shtesë e pagesës zyrtare. Ky vëzhgim mbi pagesat informale është i pari që është bërë në gjithë Europën për këtë problem.

Indeksi i shëndetit, Shqipëria nga fundi

Në indeksin e shëndetit konsumator në total, Shqipëria renditet e 32-a nga 35 shtete europiane. Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.

Më keq se ne renditen Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria. Por, raporti thekson se Shqipëria shpëton nga vendi i fundit, kryesisht për shkak se ka një performancë të fortë në akses, ku organizatat e pacientëve gjithashtu në 2016-n konfirmuan versionin e ministrisë se kohët e pritjes janë një problem i vogël.

Grafik- indeksi i shendetit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.