Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,432 ▲ +0.19% ETH $1,997 ▲ +0.35% XRP $1.3332 ▲ +0.56% SOL $82.1300 ▼ -0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit kohë për të shitur pronat

Që nga momenti i nxjerrjes në shitje të pronës dhe deri në finalizimin e procesit, shqiptarëve u duhet një vit kohë.

Agjencitë imobilare në vend kanë raportuar për llogari të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë se koha për shitjen e një prone në Shqipëri përkon me 13.7 muaj.

Në fakt, agjentët pohojnë se në gjashtëmujorin e dytë, koha mesatare për shitjen e pronave u rrit me dy muaj.

Më shpejt bëhet shitja e pronave në bregdet, të cilat nuk duan më shumë se 8-10 muaj, ndërsa më shumë vështirësi ka në shitjen e tyre në qendrat urbane dhe në Tiranë, ku duhen relativisht 15 muaj.

Ekspertët e sektorit vlerësojnë se koha për shitjen e pronave lidhet së pari me kërkesën që ofron tregu në një periudhë të caktuar për pasuri të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, tregu i pasurive në vendin tonë është nën presionin e paligjshmërisë. Shpesh pronat, edhe pse dalin në shitje, kanë probleme me Hipotekën dhe me detyrime të pashlyera nga zotëruesit e mëparshëm, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë shitjen e tyre.

Sipas agjentëve, rreth 68% e pronave për banim dhe për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje të lehtë në krahasim me vlerën prej 65% të raportuar në periudhën paraardhëse. Pjesa e çmimit të shitjes së pronës që është mbuluar me kredi (LtV) vlerësohet rreth 53%, ose diçka më lart në krahasim me periudhat e mëparshme.

Agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë në të ardhmen afatshkurtër dhe ndjeshëm më pozitivë për periudhën afatgjatë (deri në dy vjet).

Numri i pronave që pritet të regjistrohen për shitje gjatë periudhës në vazhdim, vlerësohet në rënie, ndërsa lidhur me ecurinë e mëtejshme të çmimeve të pronave të paluajtshme, agjentët nuk presin ndryshime të ndjeshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.