🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,489 ▲2.29%
DOW 46,110 ▲1.98%
NASDAQ 21,461 ▲3.2%
NAFTA 101.55 ▼1.29%
ARI 4,676 ▲2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,686 ▲ +1.17% ETH $2,098 ▲ +2.66% XRP $1.3322 ▼ -0.26% SOL $82.5300 ▼ -1.07%
S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,110 ▲1.98 % NASDAQ 21,461 ▲3.2 % NAFTA 101.55 ▼1.29 % ARI 4,676 ▲2.6 % S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,110 ▲1.98 % NASDAQ 21,461 ▲3.2 % NAFTA 101.55 ▼1.29 % ARI 4,676 ▲2.6 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

“Shqyrtimi i nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, vendim i dëmshëm për Kosovën”

Kreu i grupit parlamentar të partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha se nisma e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale i është dërguar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim, me votat e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe me mbështetjen e “Listës Serbe”.

Hoti në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, tha se Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pa prezencën e LDK-së, me shumicë të votave vendosi që nisma e deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale t’i dërgohet Qeverisë që të marrë opinionin e saj.

“Ritheksoi se kjo është bërë me përkrahjen e Listës Serbe dhe se ky është një vendim i dëmshëm për institucionet e Kosovës dhe për shtetin e Kosovës. Është e pakuptueshme se si pas të gjithë këtyre përpjekjeve për t’i vetëdijesuar vendimmarrësit në Kosovë që të shkojë përpara kjo procedurë”, tha Hoti.

Ai më tej theksoi se LDK-ja, së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të angazhohet për t’i bërë të qarta pasojat që do i ketë shteti i Kosovës nga qasja e shumicës parlamentare.

“Nuk ka shpjegim tjetër përveç se është një shpjegim tjetër i armiqve të Kosovës që ta izolojnë Kosovën, që t’i prishin marrëdhëniet me shtetet mike me BE-në dhe me SHBA-në, në veçanti që të kthejnë në vend rezolutën 1244 që të themelohet pastaj një gjykatë përmes Këshillit të Sigurimit (të OKB-së)”, tha Hoti.

Në të njëjtën konferencë, edhe deputetja tjetër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila foli për dështimin e delegacionit të Kosovës javën e kaluar në Strazburg për konkluzionet midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës në takimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tha se kjo ka ndodhur për shkak se ka patur paragrafë në favor të Gjykatës Speciale.

“Kjo është bërë për shkak se deputetët e koalicionit qeverisës nuk kanë qenë të gatshëm të pranojnë një paragraf i cili kërkonte që lidershipi në Kosovë të vazhdojë të përkrahë funksionimin e dhomave të specializuara në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha Osmani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.