🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,012 ▲ +0.46% ETH $1,720 ▼ -0.46% XRP $1.1407 ▼ -0.62% SOL $72.9700 ▲ +1.59%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Shtatasi i Maqedonisë pranoi vrasjen e 45 vjeçares greke, deklaroi se kishin zënka për gjendjen e banesës

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar vrasjen e një gruaje 45-vjeçare, pronare e banesës ku ai jetonte si qiramarrës në afërsi të Hanjas, në ishullin grek të Kretës.

Gruaja ishte zhdukur më 30 maj, ndërsa trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për 45-vjeçaren S.L nga fshati Agia pranë Hanjas. Qiramarrësi i saj ishte personi i fundit që e kishte parë para se t’i humbiste çdo gjurmë para tri javësh.

Pikërisht për këtë arsye, ai që nga fillimi u vu në fokus të policisë dhe ishte thirrur për të dhënë dëshmi, por kishte mohuar çdo lidhje me zhdukjen e gruas.

Shtetasi maqedonas u arrestua të premten për posedim dhe kultivim droge, ndërsa gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor për rastin e gruas së zhdukur, gjatë natës ka pranuar vrasjen dhe u ka treguar policëve vendin ku e kishte varrosur trupin, i cili më pas u gjet.

Lidhur me motivin e krimit, ai dyshohet se ka deklaruar se me pronaren ishte zënë për shkak të gjendjes së banesës.

Sipas informacioneve zyrtare nga Athina, bëhet fjalë për 43-vjeçarin M.L., me pasaportë maqedonase, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Kretë dhe nuk ka precedentë penalë.

Ai jetonte prej disa vitesh në banesën e viktimës, ndërsa në deklaratat e para para policisë, menjëherë pas zhdukjes së saj, kishte thënë se më 30 maj pronarja kishte ardhur për të marrë paratë e qirasë dhe më pas ishte larguar.

Meqë ishte personi i fundit që e kishte parë gruan, ai u vu nën hetim nga policia, e cila kreu kontrolle në banesë dhe në tre automjetet e tij.

Edhe pse ato ishin pastruar me kujdes, hetuesit gjetën gjurmë gjaku në banesë dhe në njërin prej automjeteve.

Rasti gjatë javës së kaluar ishte një nga temat kryesore në Greqi, pasi i dyshuari, edhe pse ishte një nga personat kryesorë nën hetim, jo vetëm që mohonte çdo përfshirje para policisë, por jepte edhe deklarata për mediat, duke paraqitur versionin e tij dhe duke e orientuar dyshimin kah persona të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.